Vazhdon dezinsektimi kundër larvave dhe formave të rritura të mushkonjave

12.07.2022 Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se me datën 14.07.2022 (e enjte) do të kryhet dezinsektimi nga ajri dhe toka kundër larvave të mushkonjave.

Më shumë

Futen dy linja shtesë të rregullta të autobusëve të NTP - Shkup

11.07.2022 Këshilli i Qytetit të Shkupit, sot, në seancën e 13-të ka miratuar Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin linjor të udhëtarëve në qytetin e Shkupit, me të cilin janë futur dy linja të reja të rregullta të autobusëve.

Më shumë

Për nxënësit e shkollave të mesme transport falas  edhe gjatë pushimeve verore

11.07.2022 Gjatë këtij pushimi veror, rreth 23.000 nxënës të shkollave të mesme do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas për të vijuar mësim plotësues, orët e mësimit praktik, si dhe për të vizituar aktivitete kulturore, sportive apo aktivitete tjera, ka vendosur sot Këshilli i Qytetit të Shkupit ..

Më shumë

NTP Shkup fut linjën e re të autobusëve Radushë - Saraj

11.07.2022 Drejtori i NTP -Shkup, Aleksandar Stojkovski, sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit për pyetje të këshilltarëve njoftoi se ndërmarrja është duke punuar për futjen e linjës së re të autobusëve Radushë - Saraj.

Më shumë

Qyteti i Shkupit miratoi vendimin për lirimin nga kompensimi për ndërtimin e çerdhes së re në Butel

11.07.2022 Në seancën e sotme të 13-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, është miratuar Vendimi për lirimin nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore për ndërtimin e çerdhes së re në komunën e Butelit

Më shumë

Arsovska: Kanalizim i ri atmosferik në rrugën “Korabi” - mbi 16 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Karposhit

08.07.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Zlatko Perinski, inspektuan kanalizimin atmosferik të rikonstruktuar përgjatë rrugës “Korabi” në komunën e Karposhit.

Më shumë

Arsovska: U ndërtua kanalizimi i ri i ujërave të zeza në Taftalixhe - po zgjidhen sfidat shumëvjeçare

07.07.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Zlatko Perinski, sot inspektuan ndërtimin e kanalizimit të ri të ujërave të zeza në rrugën “Sofiska” në lagjen Taftalixhe në komunën e Karposhit.

Më shumë

Arsovska: Мe ritëm të përshpejtuar po ndërtohen rrugët e reja në vendbanimin Volkovë

06.07.2022 Ndërtimi i rrugëve të reja në vendbanimet në komunën Gjorçe Petrov po zhvillohet me dinamikë të përshpejtuar. Sot ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” punojnë në vendbanimin Volkovë, ndërsa punimet ndërtimore i inspektoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtori i NP “Rrugë dhe Rrugica”, Boris Nastov.

Më shumë

U vendosën pajisje të reja parku te liqenet në pjesën e dytë të Parkut të qytetit

05.07.2022 Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” ditët e fundit vendosën pajisje të reja parku te liqenet në pjesën e dytë të Parkut të qytetit.

Më shumë

Fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit Evropian - CINEDAYS

05.07.2022 Festivali Ndërkombëtar i Filmit Evropian - CINEDAYS, me sloganin "Nga lart shikohet më mirë", do të mbahet nga data 7 deri më 14 të këtij muaji në disa lokacione në Shkup - në çatinë e QTQ-së, në çatinë e “Shtëpia e Ndërtimtarëve”, Muzeun e Artit Bashkëkohor, Auto kinemanë në Vodno, në parkun QRK-së

Më shumë

Të mërkurën do të kryhet spërkatja kundër mushkonjave

04.07.2022 Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se me datë 06.07.2022 (e mërkurë) në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi nga ajri dhe toka kundër larvave të mushkonjave

Më shumë

Janë kryer intervenime të shumta nga ana e ekipeve të ndërmarrjeve publike pas motit të lig që kaploi Shkupin

02.07.2022 Janë kryer intervenime të shumta nga ana e ekipeve të ndërmarrjeve publike pas motit të lig që kaploi Shkupin

Më shumë

“Parkingu i Qytetit” sanksionoi 136 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike

01.07.2022 Gjatë javës së kaluar (23.06 – 30.06.2022) me mjetet speciale karrotrec nga hapësirat publike janë mënjanuar gjithsej 136 automjete.

Më shumë

Filloi realizimi i fazës së parë të projektit për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të bregut të lumit Vardar

01.07.2022 Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” po punojnë intensivisht këto ditë në terren për realizimin e fazës së parë të projektit për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të bregut të lumit Vardar.

Më shumë

Arsovska: Fillojmë me investimin për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të kejit të lumit Vardar

30.06.2022 Arsovska theksoi se realizimi i këtij investimi do të bëhet në tri faza. E para do të zhvillohet te pjesa nga “Nënë Tereza” deri FSPI, e dyta në afërsi të parkut të liqeneve në Aerodrom dhe në fazën e tretë te ura “Todor Aleksandrov” në Komunën e Aerodromit.

Më shumë

Parkim falas në parkingjet e mbyllura të NP “Parkingu i qytetit” gjatë dhurimit të gjakut

30.06.2022 Qyteti i Shkupit siguron parkim falas në parkingjet e mbyllura (vend parkim i mbyllur me rampë hyrëse-dalëse) të NP “Parkingu i qytetit” për dhuruesit gjatë dhurimit të gjakut.

Më shumë

Arsovska: Fillojmë me ndërtimin e sheshit të ri të gjelbër dhe parkut prej 5.000 metrash katrorë në lagjen Çento

29.06.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski dhe drejtorin e NP „Parqe dhe Gjelbërim”, Angele Sotirovski, inspektuan fillimin e ndërtimit të sheshit të ri të gjelbër dhe parkut në lagjen Çento në Komunën e Gazi Babës.

Më shumë

Kryetarja e Qytetit, Arsovska ndau shpërblime dhe  fletë falënderimi për më të mirët në garat rajonale të nxënësve të shkollave të mesme

27.06.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sot ndau shpërblime dhe fletë falënderimi për nxënësit, mentorët dhe shoqatat e akredituara për pjesëmarrjen dhe suksesin e arritur në lëndë të ndryshme në garat rajonale të Shkupit.

Më shumë

U rikonstruktua një pjesë e korsisë së këmbësorëve dhe biçikletave në rrugën “Brigada e 16-të Maqedonase”

27.06.2022 NP “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit këto ditë rikonstruktuan pjesën e dëmtuar të korsisë së këmbësorëve dhe biçikletave në rrugën “Brigada e 16-të Maqedonase”, përkatësisht para rrethrrotullimit në lagjen Hekurana.

Më shumë

U rikonstruktuan tërësisht korsitë e biçikletave dhe u formua brez i ri i gjelbër prej mbi 16.000 metra katrorë në bulevardin “Video Smilevski Bato” dhe bulevardin “Serbia”

25.06.2022 Gjatë periudhës së kaluar ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” me urdhër të Qytetit të Shkupit punuan intensivisht dhe rregulluan hortikulturën e hapësirës publike – korridor i gjelbër, në segmentin nga këndi ndërmjet rrugës “Fevruarski Pohod” me bulevardin “Video Smilevski” deri në bulevardin “Serbia”

Më shumë