Qyteti i Shkupit nënshkroi Deklaratën për avancimin e pozitës së grave sipërmarrëse

08.03.2022 Sot në Qytetin e Shkupit u mbajt panel diskutimi për përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të grave, në të cilin është u nënshkrua Deklarata për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së grave sipërmarrëse.

Më shumë

Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit ndërhyri duke hedhur 450 tonë kripë

07.03.2022 Gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm, ekipet e Shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit punuan aktivisht në pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet e qytetit, si dhe trotuaret, në të gjitha pikat kritike dhe qasjet në objektet vitale.

Më shumë

Arsovska: Trashëguam borxhe të mëdha nga e kaluara, por Shkupi duhet të ndryshojë dhe të modernizohet, ky është qëllimi ynë i vetëm

07.03.2022 Kryetarja Arsovska sot në mëngjes ishte mysafire në emisionin e mëngjesit "Përshëndetje Maqedoni" në televizionin Kanal 5, ku foli për aktivitetet aktuale të Qytetit të Shkupit, si dhe aktivitetet e ndërmarrjeve publike në Shkup.

Më shumë

Arsovska:  Sallë Universale do të ketë dhe shkupjanët do të krenohen me të, por mbi të gjitha duhet të dimë se objekti është i sigurt për të gjithë ne

07.03.2022 Arsovska shtoi se në këtë moment është aktivizuar i gjithë aparati shtetëror për të mbuluar gabimet e bëra nga udhëheqje e mëparshme e Qytetit gjatë projektimit dhe fillimit të rikonstruksionit të Sallës Universale.

Më shumë

Shtigjet e biçikletave dhe të këmbësorëve në bulevardet dhe rrugët e qytetit janë të pastra dhe të kalueshme

07.03.2022 Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”” gjatë 24 orëve të kaluara kanë punuar intensivisht për pastrimin e borës nga shtigjet e biçikletave dhe këmbësorëve në rrugët dhe bulevardet e qytetit, për të mundësuar lëvizjen e sigurtë të këmbësorëve dhe çiklistëve.

Më shumë

Ekipet e NP “Higjiena Komunale” me aktivitete të koordinuara në terren pastrojnë borën në të gjitha komunat e Shkupit

07.03.2022 NP “Higjiena Komunale” me të gjithë punonjësit në dispozicion, në koordinim me Qytetin e Shkupit, dje kanë pastruar borën dhe akullin nga rrugët dhe sipërfaqet publike në të gjitha komunat e Shkupit, për të mundësuar lëvizjen e sigurt të këmbësorëve dhe zhvillimin e ttafikut.

Më shumë

Për herë të 13-të „Mbrëmje e të Drejtave të Grave“ në shumë lokacione në Shkup

07.03.2022 Nga data 8 deri më 10 mars 2022,në Qendrën Rinore Kulturore dhe Kinoteka do të mbahet edicioni i trembëdhjetë i „Mbrëmje e të Drejtave të Grave“.

Më shumë

Arsovska në terren me drejtorët e ndërmarrjeve publike, në aksion të koordinuar shërbimet e Qytetit të Shkupit punojnë intenzivisht për pastrimin e bulevardeve

06.03.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ,sot në teren mbikëqyri gjendjen e rrugëve dhe bulevardeve nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.

Më shumë

Pastrimi i shtigjeve për këmbësorë në rrugët dhe bulevardet e qytetit

06.03.2022 Ekipet e Shërbimit dimëror paralelisht me pastrimin e rrugëve të qytetit pastruan edhe shtigjet për këmbësorë për të mundësuar lëvizjen më të lehtë të qytetarëve.

Më shumë

KONSTANTIN PETRESKI U ZGJODH KRYETAR I KËSHILLIT EKOLOGJIK TË QYTETIT

04.03.2022 Konstantin Petreski në seancën e dytë të mbajtur sot u zgjodh njëzëri për kryetar të Këshillit Ekologjik të Qytetit.

Më shumë

Qyteti i Shkupit do të financojë plotësisht projektin për rikonstruksionin e rrugës “Pero Nakov” në Komunën Gazi Baba

04.03.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim ndërkomunal me kryetarin e Komunës Gazi Baba, Boban Stefkovski gjë me të cilën Qyteti do të financojë plotësisht rikonstruksionin e rrugës “Pero Nakov” në Gazi Baba.

Më shumë

Qyteti i Shkupit me 7 milionë denarë ndihmë humanitare për Ukrainën

03.03.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, depozitoi propozim pranë Këshillit të Qytetit të Shkupit për ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës në vlerë prej 7 milionë denarë.

Më shumë

Aksion i koordinuar i Qytetit të Shkupit dhe komunave për parandalimin e krijimit të deponive të paligjshme në prona private

03.03.2022 Inspektorët e Qytetit të Shkupit së bashku me inspektorët e mjedisit të komunave të Shkupit filluan aksionin e koordinuar për deponitë dhe vendgrumbullimet e mbetjeve në prona private.

Më shumë

Arsovska mbajti takim koordinues me drejtorët e ndërmarrjeve publike të Qytetit – vijon realizimi i intensifikuar i projekteve të planifikuara.

03.03.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska mbajti një takim koordinues me drejtorët e të gjitha ndërmarrjeve publike të Qytetit me qëllim intensifikimin e aktiviteteve në terren dhe fillimin në kohë me një numër më të madh projektesh infrastrukturore për Shkupin dhe shkupjanët.

Më shumë

Thirrje Publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Iniciues për Konstituimin e Kuvendit të të Rinjve të Qytetit të Shkupit

02.03.2022 Qyteti i Shkupit shpalli Thirrje publike në gazetat “Sloboden Peçat” dhe “Koha”, si dhe në Portalin Zyrtar të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk, për zgjedhjen e anëtarëve për formimin e Këshillit iniciues, i cili do të pjesë e iniciativës për krijimin e Këshillit Lokal Rinor të Qytetit të Shkupit

Më shumë

Inspektim i aktiviteteve ndërtimore - Korsi e re për biçikleta dhe këmbësorë në bulevardin “Serbia” dhe në bulevardin “Video Smilevski Bato”

02.03.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe drejtorin e NP “Rrugë dhe Rrugica”, Boris Nastov, inspektuan aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e korsisë për biçikleta dhe këmbësorë në bulevardin “Serbia”, si dhe zgjatimin e korsisë për këmbësorë në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato”.

Më shumë

Janë zgjidhur 1200 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës elektronike 24@skopje.gov.mk

01.03.2022 Në adresën elektronike për komunikimin me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani kanë arritur 1392 kërkesa, nga të cilat janë zgjidhur 1200.

Më shumë

Parkimi zonal në Shkup me çmime më të ulëta

01.03.2022 Që sot, më 01.03.2022, parkimi zonal në Shkup është më i lirë. Me Çmimoren e re me çmime më të ulëta për shërbimet e Ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” do të përfshihen parkingjet e hapura publike në qytet.

Më shumë

Fillon realizimi i projektit më të madh ekologjik në Shkup me vlerë 136 milionë euro

01.03.2022 Qyteti i Shkupit dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” këtë vit nisin realizimin e projektit për ndërtimin e Stacionit të pastrimit për trajtimin e ujërave të zeza - Shkup, si projekti më i madh ekologjik për Shkupin dhe shkupjanët, projekt me vlerë prej 136 milionë euro. Me këtë projekt do të pastrohen 90% e ujërave në qytet.

Më shumë

QYTETI I SHKUPIT DHE NP “HIGJIENA KOMUNALE” ME APEL QË TË NDALOHET DJEGIA DHE SHKATËRRIMI I KONTEJNERËVE NËPËR RRUGËT E SHKUPIT

28.02.2022 Gjatë fundjavës së kaluar, autorë të panjohur kanë djegur tre kontejnerë për mbeturina që ndodhen në bulevardin “Krste Misirkov” afër Bit Pazarit. Kontejnerët e djegur me kapacitet 3.2 m3 janë tërësisht të shkatërruara dhe të papërdorshme

Më shumë