Paralajmërime dhe rekomandime nga Qyteti i Shkupit për shkak të ndotjes së ajrit

27.12.2021 Në përputhje me Ligjin për Cilësinë e Ajrit të Mjedisit dhe pas marrjes së njoftimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor se cilësia e ajrit për dy ditë radhazi ka tejkaluar minimumin e përcaktuar ligjor (mbi 150 μg/m3 përqendrime mesatare ditore të PM10)...

Më shumë

Me Shilegov Shkupi u bë një nga qytetet më të ndotura në botë, tani përfundimisht vijnë zgjidhjet për këtë problem të madh

26.12.2021 Më së paku është e turpshme që Petre Shilegov, njeriu i cili për katër vite nuk ndërmori asnjë masë sistematike për t'u ballafaquar me ajrin e ndotur, problem ky që prek drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve, tani përmes postimeve në Facebook të ankohet për gjendjen në të cilën ai e solli Shkupin.

Më shumë

Kryetarja Arsovska u ndau paketa të Vitit të Ri fëmijëve në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz"

24.12.2021 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska , sot në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz” u takua me anëtarët e Shoqatës së Personave me invaliditet trupor “Mobilitet” dhe fëmijëve u ndau paketa të Vitit të Ri.

Më shumë

Arsovska u takua me përfaqësuesit e "Polio Plus" - përmirësimi i kushteve të jetesës dhe përfshirje më e madhe e personave me nevoja të posaçme

24.12.2021 Përmirësimi i kushteve për jetesë të personave me nevoja të posaçme ishte tema e takimit të sotëm të kryetares, Danela Arsovska, me përfaqësuesit e Lëvizjes kundër hendikepit “Polio Plus”.

Më shumë

Arsovska: Përkrahje për çdo grua e cila aktualisht është subjekt sulmi dhe degradimi

23.12.2021 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot mori pjesë në Konferencën vjetore për decentralizimin e qeverisjes lokale nën organizimin e UNDP-së.

Më shumë

Arsovska gruaja e parë e cila do të udhëheqë me të 81 komunat në BNJVL

22.12.2021 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot në seancën konstituive u zgjodh njëzëri kryetare e re e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), e cila i bashkon të gjitha 81 komunat në vend.

Më shumë

Pastrim intensiv i deponive të qytetit

19.12.2021 Qyteti i Shkupit vazhdon me pastrimin intensiv të deponive ilegale të cilat janë hartuar në disa lokacione në të gjithë qytetin. Sot është pastruar plotësisht deponia ilegale në Karposh në rrugën Mark Tvin.

Më shumë

Qyteti i Shkupit ekskluzivisht është kompetent  për miratimin e PPU, ndërsa procedurat për Planin e Detajuar Urbanistik i miraton Komuna e Karposhit

18.12.2021 Qyteti i Shkupit nuk ka marrë pjesë në procedurën për anulimin e planit të mëparshëm urbanistik në komunën e Karposhit, që të merr çfarëdo përgjegjësie për çfarëdo dëmi të shkaktuar për shkak të suspendimit të planit të mëparshëm urbanistik, as nuk ka marrë pjesë në procedurën për shitjen e tokës.

Më shumë

Arsovska: Transport publik plotësisht falas për qytetarët për dy vjet, BRT-ja është në dëm të qytetit të Shkupit, u pastruan 120 deponi të paligjshme

17.12.2021 Projekti problematik për vendosjen e transportit  BRT, aksioni për pastrimin e deponive të paligjshme, gjendja katastrofike financiare në të cilën është lënë qyteti nga pushteti i mëparshëm, si dhe gjendja e keqe financiare e ndërmarrjeve publike të qytetit ishin temat për të cilat kryetarja ...

Më shumë

 165 kërkesa të qytetarëve të zgjidhura nëpërmjet adresës elektronike 24@skopje.gov.mk të Qytetit të Shkupit

16.12.2021 Vetëm 10 ditë pasi Qyteti i Shkupit vuri në funksion adresën elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk, në të njëjtën arritën 213 kërkesa nga qytetarët, nga të cilat 165 tashmë janë zgjidhur, ndërsa pjesa e mbetur është në fazën e zgjidhjes.

Më shumë

Po zbukurohet qyteti i Shkupit për festat e Vitit të Ri

16.12.2021 Zona qendrore e qytetit, sheshi “Maqedonia”, rruga “Dimitrija Çupovski” dhe bulevardi “Ilinden” nga dje po zbukurohen në mënyrë të përshpejtuar me zbukurime për festat e fundvitit në vigjilje të festave të Vitit të Ri.

Më shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve – u pranua kërkesa për Marrëveshjen Kolektive

16.12.2021 Në takimin me kryetaren Arsovska u ra dakord që të pranohet kërkesa që vlera e pikës në vend të rregullores për përcaktimin e koeficientit për paga, të shndërrohet në vlerën e pikës në Marrëveshjen Kolektive, gjë me të cilën do të mbrohen të drejtat ligjore të zjarrfikësve.

Më shumë

GJOBË PREJ 88 MIJË EURO PËR HEDHJEN ILEGALE TË MBETURINAVE NË SHKUP

15.12.2021 Inspektorati për mjedisin jetësor i Qytetit të Shkupit, në suaza të angazhimeve të reja të Qytetit të Shkupit për rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjet inspektuese me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve

Më shumë

Angele Sotirovski është u.d. i ri drejtor i NP "Parqe dhe Gjelbërim"

15.12.2021 Angele Sotirovski është emëruar u.d. i ri drejtor i NP "Parqe dhe Gjelbërim" , pas përfundimit me marrëveshje të funksionit të drejtorit të deritanishëm Adrijan Muça.

Më shumë

Kristijan Stamenov u.d. i ri drejtor i Kopshtit Zoologjik në Shkup, ndërsa Tina Mickovska zëvendëse e tij.

14.12.2021 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska emëroi Kristijan Stamenovin për u.d. të ri drejtor i IP Kopshti Zoologjik i qytetit të Shkupit, pasi drejtori i mëparshëm Gjorgji Galetanovski dha dorëheqjen nga ky funksion.

Më shumë

U shpallën objektet më të mira tregtare në Shkup për vitin 2021

14.12.2021 Qyteti i Shkupit sot shpalli objektet më të mira tregtare për vitin 2021, si pjesë e manifestimit tradicional „Muaji i Tregtisë".

Më shumë

 Njoftim publik për mosmiratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për  01.01-30.09.2021

14.12.2021 "Të nderuar, Në përputhje me nenin 32 të Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, kam si obligim t’Ju informoj se Raporti për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit, për vitin 2021 për periudhën 01.01-30.09.2021, i propozuar në seancën e dytë të Këshillit të Qytetit të Shkupit,

Më shumë

 Boris Nastov u emërua u.d. i ri drejtor i NP “Rrugë dhe Rrugica” Shkup

14.12.2021 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska emëroi Boris Nastovin për u.d. të ri drejtor i NP “Rrugë dhe Rrugica” Shkup , pasi paraprakisht nga pozita e drejtorit u shkarkua Goran Simonovski.

Më shumë

Ivan Ilievski është u.d. i ri drejtor i Ndërmarrjes së Transportit Publik Shkup (NTP)

13.12.2021 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska emëroi Ivan Ilievski për u.d. drejtor i Ndërmarrjes së Transportit publik Shkup (NTP), në vend të drejtorit të deritanishëm Kristijan Çushkov i cili është shkarkuar nga funksioni.

Më shumë

Në 24 orët e para janë shqyrtuar 51 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet 24@skopje.gov.mk

09.12.2021 Adresa elektronike për komunikimin me qytetarët 24@skopje.gov.mk funksionon në mënyrë aktive si pjesë e programit për qytetin e hapur 24 orë. Në 24 orët e para pranë Qytetit janë depozituar 51 kërkesa të qytetarëve dhe të njëjtat janë shqyrtuar nga administrata e qytetit.

Më shumë