JANË SHTERUR MJETET PËR SUBVENCIONIMIN E TROTINETEVE ELEKTRIKE

29.11.2018 Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se janë shteruar mjetet e parashikuara për subvencione për blerjen e trotineteve elektrike, gjegjësisht sot deri në ora 15:00 janë pranuar 109 kërkesa. Me këtë, kushti për përfundimin e thirrjes është plotësuar, ndërsa kërkesat e qytetarëve për subvencione për trotinete elektrike të punësuarit në arkivin e Qytetit të Shkupit nuk do t'i pranojnë.

Më shumë

JANË SHTERUR MJETET PËR SUBVENCIONE PËR STUFA ME PELETA

27.11.2018 Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se mjetet e parashikuara për subvencione për blerjen e stufave me paleta janë shteruar, gjegjësisht sot deri në ora 16:00, janë pranuar 200 kërkesa. Me këtë, plotësohet kushti për përfundimin e thirrjes publike dhe kërkesat e qytetarëve për subvencione për blerjen e stufave me peleta nuk do të pranohen nga punonjësit në arkivin e Qytetit të Shkupit.

Më shumë

SHILEGOVI: QYTETARËT DUHET TË JENË PJESË E SJELLJES SË VENDIMEVE QË I TANGOJNË ATA DREJTPËRDREJT

26.11.2018 Kryetari Shilegov sot mori pjesë dhe u drejtua në konferencën ndërkombëtare "Integrimi evropian nga perspektiva e bashkëpunimit ndërmjet shoqatave qytetare dhe autoriteteve lokale", që u mbajt në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Në këtë konferencë dyditore, pjesëmarrësit do të njoftohen me shembujt e bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, do të shkëmbejnë përvojat dhe praktikat e mira dhe do të marrin këshilla të mira që do ta ndihmojnë Maqedoninë dhe Qytetin e Shkupit të afrohen drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave evropiane.

Më shumë

FILLOI RINDËRTIMI I BULEVARDIT ARADHET PARTIZANE NË VLLAE

23.11.2018 Sot filluan punimet ndërtimore për rikonstruksionin e bulevardit “Aradhat partizane” në lagjen Vllae në Karposh. Në fillimin e punimeve ndërtimore mori pjesë edhe kryetari Shilegov.

Më shumë

PO VIJOJNË PËRGATITJET PËR AKSIONIN E MADH VJESHTOR PËR MBJELLJE

23.11.2018 Ekipet e NP "Parqet dhe gjelbërimi" me urdhër të Qytetit të Shkupit janë duke u përgatitur për aksionin e madh vjeshtor për mbjellje. Në suaza të aksionit të mbjelljes do të mbillen 3.500 fidanë gjetherënës me cilësi të lartë në më shumë lokacione në të gjitha komunat e Shkupit. Drunjtë i ka furnizuar Qyteti i Shkupit, për çka nga buxheti janë ndarë 12.5 milionë denarë.

Më shumë

FILLOI PROCESI I SJELLJES SË RENDIT NË VENDOSJEN E PAJISJES URBANE NË SHKUP

23.11.2018 Këshilli i Qytetit të Shkupit e mbajti sot seancën e 21-të, në të cilin u diskutuan më shumë informacione dhe raporte, si dhe u miratuan disa vendime. Një nga pikat kryesore që Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar sot është Vendimi për përcaktimin e nevojës për vendosjen e pajisjeve urbane dhe për kushtet, mënyrën dhe procedurën për dhënien e lejes për vendosjen e pajisjeve urbane dhe miratimin për kryerjen e veprimtarisë jashtë ambienteve afariste në territorin e Qytetit të Shkupit.

Më shumë

U NDANË CERTIFIKATA 10 OXHAK PASTRUESVE TË TRAJNUAR NË SHKUP

21.11.2018 Në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit "Zdravko Cvetkovski" sot u dhanë certifikatat 10 kandidatëve që përfunduan trajnimin për pastrimin e oxhaqeve në grupin e parë të trajnimit të organizuar nga Qyteti i Shkupit. Ndarja e certifikatave për oxhak pastruesit e rinj ishte pjesë e shënimit të patronazhit të SHMQSH "Zdravko Cvetkovski", nën moton "Misioni i ajrit – merr frymë thellë".

Më shumë

QYTETI I SHKUPIT: SHKAQET E NDOTJES KUPTOHEN SERIOZISHT

21.11.2018 Qyteti i Shkupit reagon ndaj informatave që dy ditëve të fundit që janë publikuar në opinion rreth ndotjes së ajrit në Shkup dhe rangun në hulumtimin e aplikacionit global "Air Visual", dhe përpjekjet e qytetit për të luftuar ndotjen. Ne periudhën e fundit vlerat mesatare të ndotjes së ajrit nuk i tejkalojnë vlerat kufitare, respektivisht kjo ndodh vetëm në intervale të shkurtra dhe në vende të caktuara, ndërsa aplikacioni i regjistron vetëm vlerat më të larta të arritura në një moment të caktuar.

Më shumë

KOMISIONI I PËRZGJODHI FITUESIT E ÇMIMIT "13 NËNTORI" TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2018

19.11.2018 Këshilli për ndarjen e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit, sot pas votimit të fshehtë, edhe zyrtarisht i shpalli fituesit e Çmimit "13 Nëntorit" të Qytetit të Shkupit për vitin 2018. Votimin e fshehtë e realizoi Komisioni i emëruar nga Këshilli, i përbërë si nga: kryetar Vangelina Mojanoska dhe anëtarët: Gazanfer Bajram, Loreta Georgievska-Jakovleva, Sevdail Demiri, Halil Zendeli, Branko Cvetkovski, Violeta Tomovska, Petre Arsovski, Ljubisha Stankoviç, Danica Stojanova dhe Rolando Kutirov.

Më shumë

PËRFORCIMI I AKTIVITETEVE TË INSPEKTORATIT TË QYTETIT ME DYFISHIM TË NUMRIT TË GJOBAVE PËR NDOTËSIT

19.11.2018 Në seancën e njëzetë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltarët parashtruan pyetje rreth punës së kryetarit, administratës së qytetit, ndërmarrjeve publike, dhe shkollave të mesme që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit. Disa nga këto pyetje kishin të bëjnë me ndotjen e ajrit ambiental dhe aktiviteteve të inspektoratit të Qytetit për zvogëlimin e ndotjes.

Më shumë

SHKUPI KRYEQYTET EVROPIAN I KULTURËS 2028

16.11.2018 Qyteti i Shkupit para disa viteve e nisi iniciativën, ndërkaq sot edhe zyrtarisht e shpalli vendimin për nominimin e Shkupit si kandidat i mundshëm për titullin e Komisionit Evropian "Kryeqyteti evropian i kulturës". - Ky aplikim është dëshmi e angazhimit tonë për qytetmodern evropian, ku vlerat e vërteta kulturore do të jenë në nivelin më të lartë. Të gjitha aktivitetet e qytetit në kulturë (si renovimi i sallës universale) do të orientohen drejt qëllimit të Shkupit që në vitin 2028 të jetë kryeqyteti evropian i kulturës - theksoi Shilegov.

Më shumë

KONEKTUESI I RI LIDH TRE SHTIGJE TË ÇIKLIZMIT NË KARPOSH

16.11.2018 Qyteti i Shkupit vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës të çiklizmit në Shkup. Këto ditë ka përfunduar ndërtimi i shtegut të ri të çiklizmit dhe për këmbësorë në bulevardin "8 Shtatori", i cili shtrihet nga ura te hoteli Aleksandar Pallas deri te rruga "Varshavska". Në promovi

Më shumë

SHILEGOVI NË TAKIM ME EKIPET MË TË MIRA SPORTIVE NGA SHKOLLAT E MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT

15.11.2018 Kryetari Shilegov u takua sot (18.10.2018, e enjte) me nxënësit e ekipeve më të mira të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, të cilët në fillim të muajit kishin gara sportive sportive me moshatarët e tyre nga qyteti i binjakëzuar i Nirnbergut, Gjermani.

Më shumë

TËRËSISHT ËSHTË RIPARUAR RRUGA ANTON POPOV

15.11.2018 Këtë fundjavë përfundoi rikonstruksioni i plotë i rrugës Anton Popov në Kisella Vodë, që filloi muajin e kaluar. Rruga Anton Popov është rindërtuar gjatë periudhës së kaluar, nga udhëkryqi me rrugën Pavel Shatev me rrugën Dimo ​​Haxhi Dimov, me gjatësi totale prej 584 metrash.

Më shumë

Thirrje për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e trotineteve

15.11.2018 Në bazë të nenit 4 të Vendimit për përcaktimin e vlerës maksimale për ndarjen e subvencioneve individuale për qytetarët, për blerjen e trotineteve elektrike për vitin 2018 ("Lajmëtari zyrtar i Qytetit të Shkupit" nr. 13/18) dhe në përputhje me Rregulloren për përdorimin e mjeteve financiare nga Buxh

Më shumë

SOLEMNISHT U NDANË ÇMIMET “13 NËNTORI” I QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2018

15.11.2018 Dje në Filarmoninë e Maqedonisë u mbajt ceremoniasolemne me rastin e shëmimit të 13 Nëntorit –Dita e çlirimit të Shkupit, ku kryetari i Qytetit të Shkupit PetreShilegov fituesve të sivjetmë bashkëqytetarëve tanë që kontribuan në afirmimin e qytetit tonë ua ndau çmimet dhe iu drejtua të mysafirëve t

Më shumë

MOS RAPORTO ZJARRE NË FB, RAPORTOI NË 193

14.11.2018 Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Ministrinë e punëve të brendshme, Njësinë zjarrfikëse, Kryqin e Kuq dhe Shoqatën qytetare "Mirësia" vazhdon fushatën për të raportuar zjarret në ambiente të hapura.

Më shumë

INTERSKOPKEJKS

14.11.2018 Këtë fundjavë gjegjësisht më 10 dhe 11 nëntor 2018 nga ora 11:00 në holin e Qendrës Vero do të mbahet manifestimi ndërkombëtar i dhjeti me radhë Interskopkejks 2018 në Shkup. Nikoqir i manifestimit është Qyteti i Shkupit dhe organizator HOA Engjujt. Hepeningu është prezantim dhe garë e pjesëmarrësve në përgatitjen dhe dekorimin e tortave.

Më shumë

BËHUNI PJESË E TURNEUT EDUKATIV FALAS “PAS GJURMËVE TË ÇLIRIMTARËVE”

13.11.2018 Qyteti i Shkupit i fton qytetarët të bëhen pjesë e turneut edukativ "Pas gjurmëve të çlirimtarëve" që do të organizohet nesër dhe pasnesër (10 dhe 11.11.2018) me rastin e shënimit të 13 Nëntorit - ditës së çlirimit të Shkupit. Në këtë turne, qytetarët do të kenë mundësinë të njihen me ngjarjet dhe v

Më shumë

PARAQITJE E SUKSESSHME E EKIPEVE MË TË MIRA NGA SHKOLLAT E MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT NË NIRNBERG

09.11.2018 Rezultate të shkëlqyeshme arritën ekipet më të mira sportive të shkollave të mesme nga Shkupi, të cilët në ditët e fundit garuan me moshatarët e tyre nga qyteti i binjakëzuar i Nirnbergut në Gjermani. Ekipet e shkollave të mesme nga Shkupi kanë qenë më të suksesshme në gara, duke arritur rezulta

Më shumë