KA FILLUAR PASTRIMI I DEPONISË SË MADHE PËRGJATË LIQENIT TRESKA NË KOMUNËN E SARAJIT

26.01.2022 Qyteti i Shkupit filloi pastrimin e deponisë të paligjshme përgjatë liqenit Treska në Komunën e Sarajit. Kjo deponi shtrihet në një sipërfaqe prej 10 000 metra katrorë me mbi 5 000 metër kub mbeturina të hedhura nga persona juridikë dhe fizikë të pandërgjegjshëm në këtë hapësirë.

Më shumë

Kryetarja Arsovska realizoi takim me Delegacionin e Ambasadës të Francës

26.01.2022 Kryetarja Arsovska sot u takua me Shefin e Delegacionit të Francës në Shkup, ambasadorin Siril Bomgartner dhe drejtorin e Zyrës Rajonale të Agjencisë franceze për Zhvillim, Dominik Ortberg.

Më shumë

Kontrolle të rregullta inspektuese për taksat komunale

25.01.2022 Ekipet e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit periudhën që kaloi kanë kryer 18 kontrolle në terren në bazë të taksave komunale dhe taksave të tjera.

Më shumë

Qyteti i Shkupit me mbështetje për punktin dhe strehimoren për personat e  pastrehë

25.01.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.

Më shumë

Qyteti i Shkupit dhe NTP nënshkruan kontratë për organizimin e transportit të personave me invaliditet të rëndë fizik

25.01.2022 Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja e Transportit Publik – Shkup lidhën kontratë për realizimin e organizimit të transportit të personave me invaliditet të rëndë fizik dhe personave me invaliditet të rëndë motorik, të cilët për shkak të lëvizjes kanë nevojë për karrocë invalidësh, me automjet...

Më shumë

U pastrua plotësisht deponia e paligjshme në bregun e lumit Vardar në komunën e Gazi Babës

25.01.2022 Ekipet e qytetit të Shkupit sot përfunduan me pastrimin e plotë të deponisë në bregun e lumit Vardar në komunën e Gazi Babës, e cila zinte një sipërfaqe mbi 13.000 metra katror.

Më shumë

U formua Këshilli Ekologjik i Qytetit – Këshilli i Gjelbër i Qytetit të Shkupit

24.01.2022 Ky Këshill ka për qëllim krijimin e politikave nga fusha e ekologjisë, transportit, planifikimit urbanistik, të propozojë strategji dhe të japë këshilla për të ardhmen e zhvillimit të Shkupit.

Më shumë

LSDM i ka keqpërdorur paratë e shkupjanëve katër vite

23.01.2022 LSDM gjatë viteve të kaluara, pa plan, pa projekte, pa realizim, e mbingarkoi me borxhe qytetin dhe ndërmarrjet publike dhe i la si humbëse.

Më shumë

Sot u pastrua deponia e egër prej 2000 metra katrorë në Lisiçe të epërme, u mblodhën 250 metra kub mbeturina

23.01.2022 Qyteti i Shkupit vazhdon me pastrimin intensiv të deponive të egra në qytet. Sot, në shtratin e lumit Vardar në vendbanimin Lisiçe në Komunën e Aerodromit afër urës hekurudhore, shërbimet e Qytetit të Shkupit me dhjetëra kamionë dhe mekanizim, me sukses pastruan një deponi të egër përgjatë kejit.

Më shumë

Qyteti i Shkupit formon shërbim 24 orësh për reagim të shpejtë në thirrjet e qytetarëve

22.01.2022 Qyteti i Shkupit ka emëruar persona përgjegjës të cilët do t'u përgjigjen kërkesave të qytetarëve sipas sektorëve, dhe në mënyrë plotësuese po ekipohet edhe shërbimi për reagime të shpejta i përbërë nga përfaqësues të të gjitha ndërmarrjeve publike nën kompetencë të Qytetit...

Më shumë

Kontratat për shërbime hotelerie të nënshkruara nga Shilegovi, Arsovska i ridestinoi për vakte për personat në rrezik social

22.01.2022 Mjetet nga marrëveshja e lidhur me tre subjekte hoteliere nga udhëheqësia e mëparshme e qytetit, në vlerë prej rreth 32 mijë euro do të ridestinohen për vakte ushqimore falas për qytetarët e kategorive të rrezikuara sociale, përmes vakteve ushqimore dhe Kryqit të Kuq të Shkupit.

Më shumë

Interesim i madh i qytetarëve për linjat e kthyera të natës së NTP-së

21.01.2022 Qytetarët treguan interesim të madh për të shfrytëzuar linjat e kthyera të natës së NTP-së, të cilat rreth një muaj më parë u vunë përsëri në funksion

Më shumë

Të gjitha bulevardet dhe rrugët nën kompetencat e Qytetit të Shkupit janë të pastra dhe të kalueshme, nga fillimi i reshjeve të borës janë hedhur 300 ton kripë

21.01.2022 Shërbimet e shërbimit dimëror mbrëmë dhe në mëngjes janë në terren dhe pastrojnë bulevardet dhe rrugët nën kompetencat e Qytetit, të cilat janë të pastra dhe të kalueshme. Nga fillimi i reshjeve të borës deri më tani janë hedhur 300 ton kripë.

Më shumë

Reagim në lidhje me konferencën për media të LSDM-së

21.01.2022 Katër vite nuk kishte projekte pozitive për Shkupin nga ana e kryetarit të mëparshëm.

Më shumë

Sulmet e LSDM-së ndaj Qytetit të Shkupit janë të motivuara  politikisht

20.01.2022 Kryetari i mëparshëm i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ishte kryetar i Shkupit para sezonit të ngrohjes, si dhe gjatë kohës së fillimit të sezonit të ngrohjes më 15 tetor.

Më shumë

Ekipe të Qytetit të Shkupit në terren vlerësojnë gjendjen e vendbanimeve të harruara

20.01.2022 Ekipet nga Qyteti, të përbëra nga përfaqësues të sektorëve do t'u përgjigjen kërkesave të qytetarëve, dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike nën kompetencë të Qytetit, filluan vlerësimin e gjendjes të vendbanimeve të harruara në qytet, si dhe përgatitjen e plan veprimi për raelizimin e projekteve

Më shumë

Qyteti i Shkupit me iniciativë të KSHPK-së depozitoi kallëzim penal për organizimin e pritjes së Vitit të Ri 2020

20.01.2022 Qyteti i Shkupit, me iniciativë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka depozituar kallëzim penal për të përcaktuar përgjegjësinë për shkak të moszbatimit të dispozitave të Ligjit për Prokurime Publike gjatë shpalljes së Thirrjes publike për zgjedhjen e bashkorganizatorit

Më shumë

Inspektorët e Qytetit të Shkupit filluan aksion për pastrimin dhe ndëshkimin  për deponi private

18.01.2022 Inspektorët e mjedisit të Qytetit të Shkupit këto ditë filluan aksion për pastrimin dhe ndëshkimin për deponi private, përkatësisht pronë në të cilën pronarët kanë lejuar nga pakujdesia ose shkaqe lukrative krijimin e mbetjeve në komunat e Shkupit.

Më shumë

Qyteti i Shkupit formoi Këshillin për Mbështetjen e Sipërmarrjes së Grave

18.01.2022 Sot në Qytetin e Shkupit u formua Këshilli për Mbështetjen e Sipërmarrjes së Grave, i cili në seancën e parë shqyrtoi aktin programor të Këshillit me qëllim përkushtimin më të madh për mbështetjen e grave sipërmarrësve, krijimin e politikave për buxhetim gjinor...

Më shumë

Shënohet 74 vjetori i NTP-së  - Ky do të jetë viti i rimëkëmbjes së NTP-së, tha drejtori Ilievski

17.01.2022 Kushte më të mira pune dhe vlerësim real i punës së shoferëve të autobusëve. Këtë theksoi drejtori i ndërmarrjes publike Ivan Ilievski në ditën e shënimit të 74 vjetorit të formimit së NTP-së Shkup.

Më shumë