Sulmet e LSDM-së ndaj Qytetit të Shkupit janë të motivuara politikisht 20.1.2022

Kryetari i mëparshëm i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ishte kryetar i Shkupit para sezonit të ngrohjes, si dhe gjatë kohës së fillimit të sezonit të ngrohjes më 15 tetor.

Nëse kryetari nga radhët e LSDM-së do të kishte kompetenca në mandatin e tij me siguri që Qyteti do të ndërmerrte diçka. Jo vetëm që nuk ndërmori asgjë, por nuk ka ndarë as mjete financiare në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për këtë qëllim, dhe as për ndonjë masë tjetër për zgjidhjen e gjendjes me krizën. Prandaj është krejtësisht e qartë prapavija politike e sulmeve të LSDM-së, e cila po përpiqet të shmangë përgjegjësisë të cilën duhet ta mbajë si pushtet për mos ballafaqimin me krizën energjetike me të cilën po përballen qytetarët në të gjitha komunat e Maqedonisë e jo vetëm në Shkup.   

LSDM-ja nuk ka ndërmarrë asgjë për sjelljen e masave për mbrojtjen e qytetarëve nga ngritja e çmimeve, edhe pse e dinte se shteti do të ballafaqohet me krizë energjetike.

Në vend që LSDM-ja të përpiqet ta defokusojë publikun, duhet të tregojë se është pushtet në nivel qendror, dhe jo opozitë dhe si të gjitha qeveritë e tjera në Evropë edhe pse me vonesë, të marrë masa për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Të gjitha qeveritë e Evropës që nga shtatori sollën masa për mbrojtjen e qytetarëve nga ngritja e çmimeve të shkaktuara nga kriza energjetike.