QYTETI I SHKUPIT SË SHPEJTI DO TË FILLON IMPLEMENTIMIN E PROJEKTIT - TRANSPORTI I SHPEJTË I AUTOBUËSVE 11.4.2021

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë zbatimin e projektit kapital për transport të shpejtë të autobusëve (Bus Rapid Transport - BRT) në Shkup ose ndryshe i quajtur "metro autobusi" ose "tramvaj në rrota".

Pasi Parlamenti miratoi ligjin për huazimin, përfundimisht u hap rruga që Shkupi të fiton transport publik modern dhe mirë të organizuar, dhe të bashkohet me qytetet e suksesshme me BRT korridoret. Në periudhën e ardhshme, duhet të nënshkruhet marrëveshja midis Qeverisë dhe BERZH, me çka do të krijohet zyrtarisht mundësia për të filluar procedurat për prokurimin dhe zbatimin e transportit të shpejtë të autobusëve. Ekipet e qytetit dhe NQP “Shkupi” kanë punuar në përgatitjen e dokumentacionit teknik deri më tani, dhe me nënshkrimin e kontratës, krijohen mundësi zyrtare që të vijnë konsulentët e BERZH-it dhe të finalizojnë dokumentacionin teknik, me të cilin do të shpallen procedurat për furnizim. të cilat do të drejtohen nga banka. Kredia nga BERZH do të jetë 70 milion euro me një periudhë rikthimi prej 15 vjetësh.

Projekti për futjen e transportit të shpejtë të autobusëve (BRT) në Qytetin e Shkupit përfshin dy linja me korridore të rezervuara për transport të shpejtë me autobus - Linja 1 (në lindje - perëndim, nga Gjorçe Petrov përmes Qendrës deri në Lisiçe të re) prej 12,81 km dhe 21 stacione autobusi, është planifikuar edhe Linja 2 (në veri-jug nga stacioni hekurudhor në bul.Bosnja dhe Hercegovinë deri te bul.Boris Trajkovski) në gjatësi prej 10.4 km me 20 stacione autobusi. Dy linjat takohen në Qendër. BRT mundëson zvogëlimin e kohëzgjatjes së transportit të udhëtarëve dhe zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Me zbatimin e fazës së parë, rruga nga Gjorçe Petrov deri në Lisiçe të re me gjatësi prej 12,81 km në një drejtim, 21 stacione autobusi dhe 2 terminale, koha e udhëtimit nga 70 minutat aktuale do të ulet me më shumë se 50 përqind, gjegjësisht koha e nevojshme që një automjet të kalon rrugën nga Gjorçe Petrov deri në Lisiçe të re ose anasjelltas do të jetë 35 minuta.

Rruga e veçantë për autobusët me shpejtësi të lartë, e cila do të ndahet fizikisht nga pjesa tjetër e trafikut, përgjysmon kohën e udhëtimit dhe frekuenca e autobusëve prej 3-4 minutash gjatë orës së pikut parandalon bllokimet në qytet. Përparësia e trafikut të autobusëve i lejon ata të lëvizin pa u ndalur nëpër pjesën qendrore të rrugëve dhe bulevarde e qytetit. Frekuenca, qasja,s iguria, komoditeti dhe shpejtësia janë tregues të shërbimeve cilësore të transportit që inkurajojnë qytetarët të përdorin sistemin e transportit publik në vend të automjeteve private. Gjithashtu, implementimi i transportit me autobus me shpejtësi të lartë do të përmirësojë ndjeshëm transportin publik të përgjithshëm në Shkup pasi do të sigurojë mbulim më të madh në të gjithë qytetin duke ridrejtuar autobusët aktualë në linjat e tjera të autobusëve.

Rritja e numrit të përdoruesve të transportit publik nënkupton zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve, sepse transporti i shpejtë i autobusëve me lëndë djegëse efikase kontribuon në uljen e emetimeve të gazeve serë, të grimcave dhe niveleve të zhurmës.

Është e rëndësishme të theksohet se në kuadër të BERZH, ky projekt është regjistruar si projekt i gjelbër dhe financohet në suaza të rrjetit të qyteteve të gjelbra, që paraqet verifikim të politikave ekologjike të krijuara nga Qyteti dhe që pas 40 vjetësh përfundimisht do të fillojë të implementon një projekt strategjik për qytetin si ky.