NP Rrugë dhe rrugica është duke riparuar rrugën kryesore në komunën e Sarajit 13.2.2022

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP Rrugë dhe rrugica kanë riparuar dëmtimin e madh në rrugën 20 në komunën e Sarajit, përkatësisht nga hyrja në urën në Saraj deri te nyja në rrugën drejt Liqenit Treska. Përveç riparimit të dëmtimit të rrugës, është intervenuar edhe në lidhje me sinjalistikën rrugore e cila në disa vende për arsye të panjohura është hequr, dhe në të njëjtat vende tashmë janë vendosur shenja të komunikacionit për qarkullim më të mirë në atë pjesë të qytetit, dhe zvogëlimin e tollovisë në trafik.

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP Rrugë dhe rrugica janë çdo ditë në terren dhe kudo që qytetarët kanë raportuar për ndonjë problem apo nevojë për çfarëdo ndërhyrje në fushën e infrastrukturës rrugore ku ka kompetencë Qyteti, ndërmerren veprime me kohë.