SPËRKATJA E DYTË KUNDËR LARAVAVE TË MUSHKONJAVE 21.6.2016

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se gjatë fundjavës do të realizohet  faza e dytë e dezinsektimit  aerosol (me aeroplan) kundër larvave të mushkonjave, në territorin e qytetit të Shkupit,  më datë 16.06.2016 , ndërkaq  faza e dytë e dezinsektimit terestik më 20.06.2016, përkatësisht:

1.Faza e dytë e dezinsektimit aerosol (me aeroplan)  kundër   mushkonjave në teritorrin e qytetit të Shkupit,  do të realizohet më datë 16.06.2016 prej në ora 06.00 deri 12:00. Me këtë faze të dezinsektimit të dytë do të përfshihen të gjitha moçalet, kanalet dhe sipërfaqet me ujë në qytetin e Shkupit dhe rrethinën e tij, si dhe rrjedha e lumit Vardar.

 2.Faza e dytë e dezinsektimit (terestik) në vitin 2016 në territorin e qytetit të  Shkupit kundër mushkonjave do të realizohet më datë 20.06.2016 prej në ora 09 deri 17.  Gjithashtu do të përfshihen sipërfaqet me ujë në qytetin e Shkupit(kanalet, liqenet në Parkun e Qytetit, liqeni treska dhe rrjedha e lumit Vardar)

Përderisa kushtet e motit nuk janë të përshtatshme që të kryhet dezinsektimi, i njëjti do të realizohet gjatë terminit të parë të radhës atëherë kur kushtet e motit të jenë të volitshme. 

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.