U PREZANTUAN MUNDËSITË PËR PARTNERITET PUBLIKO-PRIVAT PËR PUNËN E STACIONIT FILTRUES PËR SHKUPIN 15.6.2016

Sot, /13.05.2016/ në hapësirat e Qytetit të Shkupit, u mbajt punëtoria për Studimin për financimin,ndërtimin dhe funksionimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup, ku u prezantuan modelet e mundshme për partneritet publiko-privat që përdoren zakonisht për projekte të këtilla, si dhe analiza për rreziqet  e çdo modeli të propozuar të partneritetit publiko-privat.

Në punëtori mori pjesë kryetari i Qytetit të  Shkupit, Koce Trajanovski, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ahmeti dhe Ambasadorja e  Francës në vendin tonë, E.S Lorens Oer.

- Kjo punëtori ka rëndësi të madhe për finalizimin e projektit të stacionit të ardhshëm filtrues për trajtimin e ujërave të zeza në njërën anë, dhe përcaktimin e modelit optimal financiar për realizimin e projektit nga ana tjetër. Ndërtimi i stacionit filtrues për trajtimin e ujërave të zeza për Shkupin është një nga projektet më të rëndësishme për Shkupin. Ndihma në këtë fazë është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme për Qytetin e Shkupit. Vetë faza përgatitore përfshin edhe aktivitetet e riformimit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në qytet dhe përgatitjen e instalimeve të lejeve të integruara ekologjike dhe elaborateve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si  dhe për të arritur cilësinë e kërkuar të ujërave industrial. Në këtë projket Qyteti i Shkupit gjatë viteve të kaluara ka punuar me përkushtim të madh. Si ilustrim, në vitet e fundit, Qyteti i Shkupit, përveç 144,350 metra instalim të furnizimit me ujë, ka ndërtuar edhe 188,982 metra instalim fekal dhe 76,200 metra instalim atmosferik, dhe pritet të shpallet tenderi për ndërtimin e kolektorëve kryesorë fekal në anën e djathtë dhe të majtë të lumit Vardar që do të financohen përmes Programit IPA. Në këtë punëtori do të prezantohet edhe Raporti nga analiza e partneritetit publiko-privat dhe opcionet e rekomanduara, si dhe mundësitë për zbatimin dhe menaxhimin e projektit nëpërmjet formave të ndryshme të partneritetit publiko-privat.  Shpresoj që në këtë punëtori do të ofrohen udhëzime të dobishme në drejtim të arritjes të dizajnit teknik dhe të qëndrueshëm dhe opcione të menaxhimit duke përfshirë edhe modelin e partneritetit publiko-privat, që pritet nga Studimi për financimin, ndërtimin dhe funksionimin e stacionit filtrues për Shkupin - tha kryetari Koce Trajanovski.

Ministri i Mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ahmeti, theksoi se ndërtimi i stacionit filtrues për Shkupin është një projekt me rëndësi të madhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, me rëndësi kombëtare dhe ndërkufitare.

-  Presim që kjo punëtori të ofrojë alternativë të qëndrueshme, dhe të qartë që mund të sigurojë përfitime të rëndësishme për të dyja palët kontraktuese, si dhe për përdoruesit përfundimtarë, sepse kjo është e një rëndësie të madhe për përcaktimin e modelit të ardhshëm të financimit të stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup - tha Ameti .

Ambasadorja e Francës, Lorens Oer, sot theksoi se studimi për financimin, ndërtimin dhe funksionimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm të cilin e mbështet Qeveria e Republikës së Francës, për qytetarët e Shkupit.  

Përgatitja e Studimit për financimin, ndërtimin dhe funksionimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza për Shkupin është mbështetur financiarisht nga Fondi për studime dhe ndihmë në sektorin privat - FASEP dhe Qeveria franceze në vlerë prej  729,000 euro.