VENDI I DYTË NË EVROPË PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME "LLAZAR TANEV" 15.6.2016

 

 

Nxënësit  e shkollës së mesme hotelierike-turistike në Shkup "Llazar Tanev" e fituan vendin e dytë në Evropë në garën "destinacionet turistike" në mesin e 206 shkollave nga Italia dhe 13 vende tjera në Evropë, që nga data 5 deri më 8 maj u mbajt në qytetin turistik italian Xhulianova.

Me stendën maqedonase e rregulluar në etno-stil dhe paraqitjen edhe më të bukur në gjuhën angleze,nxënësit Kristian Isajlovski dhe Kristian Nikollovski nën mentorimin e profesoreshës Biljana Nikolovska për herë të dytë për 6 vjet në të njëjtën garë tradicionale, Republikës së Maqedonisë i solli publicitet të madh dhe afirmim para Evropës dhe para banorëve të vendit shumë të bukur në zemrën e Italisë -Xhulianova.

Juria profesionale e garës përbëhej nga anëtarë të Ministrisë së turizmit të Italisë, nga Sektori për turizëm të Rajonit të Abruxhos, nga Inspektoriati për turizëm të qytetit Xhulijanova, drejtuesit e dy hoteleve më elitar, dy operatorë turistikë nga rajoni, si dhe dy profesorë të gjuhës angleze të universitetit në këtë rajon turistik.

Prezantimi i shkëlqyeshëm në gjuhën angleze  ishte vendimtar për të fituar vendin e dytë. Nxënësit e shkollës së mesme "Llazar Tanev" iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të jurisë për llojet alternative të turizmit në Maqedoni, për origjinën e veshjeve popullore me të cilat ishin të veshur nxënësit tanë, si dhe për specifikat dhe autenticitetin e asortimentit të pasur të prodhimeve që u prezantuan në stendën tonë.   

Stenda u vizitua nga mbi 25,000 vizitorë, dhe sipas numrit të votve nga vizitorët u rradhit në vendin e parë. Nxënësit e shkollës së mesme "Llazar Tanev" fituan shumë njohuri dhe miqësi të reja, ndërsa shkolla lidhi partneritete të reja me njëzet shkolla nga Italia, Finlanda, Suedia, Portugalia, Letonia, Rusia, Kroacia, Serbia, Austria, Franca, Sllovenia, Luksemburgu,Malta dhe vende të tjera evropiane.