QYTETI I SHKUPIT FITOI ÇERTIFIKATË PËR MJEDIS TË PËRSHTATSHËM AFARIST 14.6.2016

Qyteti i Shkupit në kongresin e 4-të rajonal për mjedis afarist në Evropën Juglindore mori çertifikatën për mjedis të përshtatshëm afarist me çka u rangua ndër destinacionet më të mira investuese në Evropën Juglindore.  

 

Këtë shpërblim Qyteti i Shkupit e fitoi në Kongresin i cili u mbajt në Podgorisë(Mali i Zi) në kuadër të programit Çertifikimi i komunave sipas matjes së afaristëve në Evropën Juglindore(BFC SEE).    

 

Në këtë kongres, çertifikata për mjedis të përshtatshëm afarist fituan edhe komunat:Shtip, Bogdanci dhe Gazi Baba. Përveç këtyre, çertifikata për mjedis të përshtatshëm afarist fituan edhe 11 komuna nga Bosnja dhe Hercegovina , Serbia dhe Kroacia.

 

Në përputhje më standardin BFC SEE aktualisht ka 16 komuna të çertifikuara të cilat japin shërbime kualitative dhe ofrojnë mjedis të përshtatshëm afarist për  rreth 2 milionë qytetarë dhe rreth 105 mijë kompani, ndërsa më shumë se 60 komuna nga rajoni përmes programit BFC e avancojnë mjedisin e tyre afarist. 

 

Në rrjetin rajonal BFC SEE marrin pjesë 20 organizata dhe institucione nga Republika e Maqedonisë, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi që kontribuojnë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e  përvojave, e ndër to janë edhe ministritë përkatëse, odat ekonomike, shoqata të komunave, agjenci zhvillimore dhe univerzitete.     

 

Kongresi i katërt rajonal në Podgorisë u organizua nga Ministria e Financave e Malit të Zi, NALED – sekretariati rajonal i rrjetit BFC SEE, me përkrahje të GIZ – Fondi i hapur për modernizimin e shërbimeve komunale.