FILLOI NDËRTIMI I SALLËS SË FIZKULTURËS NË SHKOLLËN E MESME "BORO PETRUSHEVSKI" 14.6.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dhe drejtoresha e shkollës së mesme "Boro Petrushevski", Sonja Ristovska, sot /23.02.2016, e martë/, morën pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore të fazës së parë të projektit për ndërtimin e sallës së fizkulturës në shkollën e mesme "Boro Petrushevski".

Me këtë projekt parashikohet ndërtimi i sallës së re të fizkulturës për nevojat e shkollës së mesme "Boro Petrushevski", që do të ndërtohet në oborrin e saj.

- Shkolla e mesme "Boro Petrushevski" deri më tani nuk kishte sallë fizkulture dhe  nxënësit mësimin e edukatës fizike  e zhvillonin në disa salla tjera jashtë objektit të tyre shkollor, më së shumti në sallën e "Metalurgut" në Autokomandë, si dhe sallën e shkollës së mesme "8 shtatori". Me ndërtimin e sallës së re të fizkulturës për rreth 930 nxënës që ndjekin mësimin në këtë shkollë do të përmirësohen kushtet për mbajtjen e orëve të  edukatës fizike, si dhe për aktivitete sportive dhe rekreacion për nxënësit e kësaj shkolle të mesme, tha kryetari Trajanovski.

Drejtoresha Ristoska tha se salla e re e fizkulturës do të mundësojë funksionimin normal të mësimit të edukatës fizike dhe se faza e parë e ndërtimit duhet të përfundojë brenda 7 muajve.

Salla e re e fizkulturës do të ketë përdhese me sipërfaqe të përgjithshme prej 1.015 metra katror, dhe kat me sipërfaqe të përgjithshme prej 408 metra katrorë, ose sipërfaqja e përgjithshme e objektit të ri do të jetë 1,423 metra katrorë. Salla e re do të jetë e gjatë 54.5 metra e gjatë dhe 19.9 metra e gjerë, ndërsa lartësia do të jetë 8,6 m. Objekti i ri do të ketë sallë të madhe sportive, sallë për ping-pong, sallë të vogël për gjimnastikë, hapësirë për rekuizita, tualete dhe hapësirë për mësimdhënësit.

Për realizimin e fazës së parë të ndërtimit të sallës së re të fizkulturës për shkollën "Boro Petrushevski", Qyteti i Shkupit do të ndajë 10,859,769 denarë, ndërsa aktivitetet ndërtimore do t'i kryen "Granit".