FILLOI ZGJERIMI DHE RINDËRTIMI I BULEVARDIT ASNOM 14.6.2016

   

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski dhe kryetari i Këshillit të Komunës së Aerodromit, Viktor Kamilovski, sot /29.01.2016, e premte/ morën pjesë në fillimin e punëve ndërtimore në fazën e parë të projektit për zgjerimin dhe rindërtimin e bulevardit  "ASNOM".

- Me këtë projekt do të zgjerohen dhe rindërtohen 430 metra të bulevardit ASNOM, në pjesën nga objekti i Federatës së futbollit të Maqedonisë (Shtëpia e futbollit) deri te shtëpitë e para në rrugën Todor Çangov, në Lisiçe. Me zgjerimin, bulevardi ASNOM do të fitojë katër (4) korsi rrugore (dy korsi në çdo drejtim) të gjera nga 3.5 metra. Do të ketë zhardinierë të mesme me gjerësi të ndryshueshme nga 2 deri në 5 metra, si dhe trotuare, shtigje për biçikleta dhe gjelbërim. Ajo që është e rëndësishme është se gjatë punimeve  ndërtimore do të formohet udhëkryq i ri në kryqëzimin e bulevardit ASNOM me bulevardin Kryengritja e shkurtit (Fevruarski pohod), dhe do të rregullohen dy stacione të reja autobusësh. Zgjerimi i bulevardit ASNOM do të shfrytëzohet për të vendosur kanalizimin e  ri atmosferik me gjatësi prej 221 metër dhe me profili të gypave prej 500 mm. Për ndriçimin në këtë bulevard do të vendosen 28 shtylla për ndriçimin rrugor të lartë 10 metra, tha kryetari Trajanovski.

Kryetari Konevski tha me zgjerimin, bulevardi ASNOM do të bëhet servis i vërtetë për banorët e ndërtesave të reja që janë duke u ndërtuar në afërsi, do ta lehtësojë trafikun rrugor, do ta reduktojë tollovinë në komunikacion, si dhe do të mundësojë zhvillim të shpejtë të komunës së Aerodromit.

Në zgjerimin dhe rindërtimin e bulevardit ASNOM do të punojnë ekipet e kompanisë DG "Beton" SHA Shkup.

Në këtë projekt të rëndësishëm Qyteti i Shkupit do të investojë rreth 31.8 milionë denarë, ndërsa periudha e realizimit të tij është 150 ditë kalendarike.