REAGIM NDAJ KONFERENCËS PËR MEDIA TË ZORAN SHAPURIÇIT 24.6.2016

Qyteti i Shkupit reagon ndaj konferencës për media të anëtarit në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga rradhët e PLD, Zoran Shapuriç, në lidhje me punën e plazheve të qytetit në Shkup.  

Qyteti i Shkupit dëshiron të theksojë se plazhi i qytetit “Ura e Gurit” nuk funksionon për shkak të punimeve ndërtimore që po zhvillohen në këtë pjesë të lumit Vardar. Gjithashtu, theksojmë se para  mbylljes të këtij plazhi, komplet pajisja urbane dhe elementet që kishte mundësi të largoheshin, janë demontuar pa dëmtime dhe janë vendosur në depotë e ndërmarrjeve publike të qytetit.  

Rreth mendimit të z.Shapuriç për suksesin e këtij projekti, si dhe për suksesin e punës së plazhit të qytetit “Plazhi i qytetit”, duam të theksojmë se interesimi dhe vizitueshmëria janë shumë të mëdha. Vet plazhet e qytetit janë vetëm një pjesë e konceptit projektues gjeneral për zhvillimin e ambientit sportiv-rekreativ përgjatë dy anëve të bregut të lumit Vardar, nga Komuna Karposh deri te Komuna Aerodrom. Përgjatë dy anëve të bregut të lumit Vardar janë ndërtuar shtigjje për biçikleta me infrastrukturë komplete, terrenet në rërë për hendboll dhe volejboll, në shumë lokacione janë vendosur rekuizita sportive për ushtrime përgjatë lumit Vardar, si dhe është ndërtuar Skejt-parku modern.

Nga statistikat dhe përvojat tona, gjatë një sezoni mbi 10.000 qytetarë i shfrytëzojnë terrenet sportive në rërë për hendboll dhe volejboll, të cilat qytetarët mund t’i shfrytëtzojnë falas për një orë. Me aktivitetet që zhvillohen aty, Qyteti i Shkupit është më se i kënaqur nga përdorimi i këtij kapaciteti rekreativo-sportiv, pasi që gjatë sezonit ndodh që nga tri javë paraprakisht të rezervohen terminet e pasdites. 

Përveç se këto terrene shfrytëzohen nga qyteatrët, të njëjtat përdoren edhe për organizimin e manifestimeve të mëdha sportive. 

Tradicionalisht në Shkup në terrenet në rërë kah fundi i muajit korrik mbahen turniret ndërkombëtare në hendbolll në rërë. Vitin e kaluar Shkupi ishte nikoqir i turneut Satelit në volejboll në rërë. Në terrenin e hendbollit së bashku me Federatën e hendbollit organizohen turne me pjesëmarrje të ekipeve të njohura në hendboll në rërë, që tashmë është shndërruar në manifestim tradicional sportiv.

Prej këtu, arsyeshmëria e investimit është shumë e qartë dhe plazhi e ka konfirmuar nevojën për ndërtimin e tij dhe ekzistimin si kapacitet rekreativ-sportiv.