„SHKUPI PËR BOUVIN” - SHIKO MUZIKË, DËGJO FOTOGRAFI, FITO LIBËR 24.6.2016

Nesër, 23 qershor në Parkun e qytetit do të mbahet spektakli multimedial "Shiko muzikë, dëgjo fotografi, fito libër ", Këtë vit manifestimi "Shiko Muzikë, dëgjo fotografi, fito libër", i cili mbahet tashmë nëntë vjet, i përkushtohet legjendës së muzikës britanike David Bouvit (David Bowie), përkatësiht Filharmonia e Maqedonisë do të ekzekutojë shumë nga hitet e tij.

Filharmonia e Maqedonisë do të performojë nën dirigjimin e maestros Emin Xhian i cili do të ekzekutojë kompozime të Bouvit që këtë herë do të kenë shprehje të ndryshme dhe autentike.

Përveç Filharmonisë së Maqedonisë do të merr pjesë edhe një bend dhe Kori i femrave pranë QKR.

Organizatorët e ngjarjes, Filarmonia e Maqedonisë dhe Qendra kulturore rinore  publikut edhe këtë vit do t’ua krijojë mundësinë të kënaqen me  krijimtarinë e frymëzaur nga hitet e mëdha të këtij ylli muzikor, dhe të artistëve të njohur Ivana Mlladenovska dhe Agron Abduli.

Në këtë ngjarje, për publikun e shumtë do të ndahen dhe 20 mijë kopje të librit „Psikodelia e periferisë”-Dejvid Bouvi dhe laboratoria artistike në Bekenan”, të Meri Finiganit. Në këtë libër flitet për fillimet e karrierës së Bouvit, kur si një muzikant 22 vjeçar përpiqet dëshpërimisht për të gjetur një klub në Londër, ku do të mund të bëjë muzikë. Meri Finegan shkruan në vetën e parë, si mike e atëhershme dhe e dashura e tij  dhe na jep dëshmi të drejtpërdrejta për periudhën e Bouvit  që deri më tani ne kemi ditur shumë pak.