Terrenet sportive në Plazhin e qytetit “Park” 23.6.2016

Qyteti i Shkupit, i lajmëron qytetarët e Shkupit se prej nesër /02.06.2016, e enjte/ do të hapen terrenet sportive në rërë për hendboll dhe volejboll në Plazhin e qytetit “Park”.  

Të gjithë qytetarët e interesuar, nxënësit, studentët, klubet sportive dhe shoqatat qytetare falas mund të sportojnë në këto terrene në rërë. 

Terrenet sportive në Plazhin e qytetit “Park” do të jenë të hapur për sport dhe rekreacion, çdo ditë prej në ora 10 deri më 24.  

Caktimi i terminit mund të bëhet në terrenin sportiv në periudhën e lartpërmendur ose në numrin e telefonit 071/ 267- 265.

Termini për shfrytëzim falas të terrenit është në kohëzgjatje prej një ore.