U miratua raporti për realizimin e buxhetit të qytetit të shkupit për tremujorin e parë të vitit 23.6.2016

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 66-të që u mbajt dje /31.05.2016, e martë/  miratoi Raportin për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2016 për periudhën nga data 01.01. deri më 31.03.2016.

Përveç këtij raporti, Këshilli e miratoi edhe Raportin për realizimin e Programit për rregullim të tokës ndërtimore në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën nga 01.01. 2015 deri më 31.12.2015.

Këshilli i Qytetit të Shkupit gjithashtu miratoi edhe shumë plane urbanistike ku u miratuan: Plani urbanistik për kuartin SI 03, Shkup dhe Plani urbanistik për kuartin S 06, Shkup;

Përveç këtyre, Këshilli i mirartoi vendimet për dhënie në shfrytëzim të automjetit të NTP-Shkup, Vendimin për lejim të furnizimit të pajisjeve të parukerisë, veglave dhe aparateve përkatëse;  Vendimin për plotësim të Vendimit për lirim të investitorit nga pagesa e kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore për ndërtim të shkollës së mesme në Komunën e Sarajit; Vendimin për dhënie të pëlqimit për Vendimit për përcaktim të vlerës së pikës për llogaritjen e pagave për të punësuarit në NP “Parkingu i qytetit” – Shkupit; si dhe miratoi Programin për plotësim të Programit për rregullim të tokës ndërtimore në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2016;