„SHKUPI PËR BOUVIN” - SHIKO MUZIKË, DËGJO FOTOGRAFI, FITO LIBËR 22.6.2016

Drejtori i Qendrës kulturore rinore, Zlatko Stevkovski, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë, Maja Čanaćević, artsit figurativ, Ivana Mlladenovska dhe maestro Emin Xhian nën dirigjimin e të cilit do të performojë këtë vit filharmonia e Maqedonisë, në  konferencën e sotme për media i paralajmëruan përmbajtjet e edicionit të sivjetshëm të "Shiko muzikë, dëgjo fotografi, fito libër ", që do të mbahet në Parkun e qytetit më 23 qershor.

Këtë vit manifestimin "Shiko Muzikë, dëgjo fotografi, fito libër", i cili mbahet tashmë nëntë vjet, ia kemi përkushtuar legjendës së muzikës britanike David Bouvit (David Bowie), përkatësiht Filharmonia e Maqedonisë do të ekzekutojë shumë nga hitet e tij. Gjithashtu, publiku do të mund të kënaqet me veprat e artistëve të njohur Ivana Mlladenovska dhe Agron Abdullahu dhe gjithsesi do të shkojnë në shtëpi me një libër nga Mary Finnegan "„Psikodelia në periferi” Dejvid Bouvi dhe laboratoria artistike në Bekenan” – theksoi drejtori i QKR, Zlatko Stevkovski

Drejtori i Filarmonisë së Maqedonisë, Maja Čanaćević me kënaqësi e paralajmëroi pjesëmarrjen e tyre në realizimin e këtij manifestimi, që këtë vit i është kushtuar mega yllit Bouvi.

Emin Xhian theksoi se kanë bërë përzgjedhje kronologjike të hiteve të Bouit dhe paralajmëroi ekzekutimin e 15 hiteve. Në performancën e kompozimeve që këtë herë ato do të kenë shprehje të ndryshme dhe autentike, përveç Filharmonisë së Maqedonisë do të merr pjesë edhe një bend dhe Kori i femrave pranë QKR..

Në këtë ngjarje, për publikun e shumtë do të ndahen dhe 20 mijë kopje të librit „Psikodelia e periferisë”-Dejvid Bouvi dhe laboratoria artistike në Bekenan”, të Meri Finiganit. Në këtë libër flitet për fillimet e karrierës së Bouvit, kur si një muzikant 22 vjeçar përpiqet dëshpërimisht për të gjetur një klub në Londër, ku do të mund të bëjë muzikë. Meri Finegan shkruan në vetën e parë, si mike e atëhershme dhe e dashura e tij  dhe na jep dëshmi të drejtpërdrejta për periudhën e Bouvit  që deri më tani ne kemi ditur shumë pak.