NË FAZË PËRFUNDIMTARE ËSHTË NDËRTIMI I RRETHRROTULLIMIT TË RI NË MES TË RRUGËVE KOCE METALEC 1.7.2016

Kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gazi Babës, Koce Trajanovski dhe Toni Trajkovski, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, sot /12.04.2016, e martë/, inspektuan punimet ndërtimore të rrethrrotullimit në mes të rrugëve "Brigada e 16-të maqedonase" dhe" Koce Metalec" në Autokomandë.

- Me këtë projekt do të ndërtohet rrethrrotullim i ri në mes të rrugëve "Brigada e 16 maqedonase" dhe "Koce Metalec" me diametër të pjesës së gjelbër të mesme prej 60 metra, ndërsa në vet rrethrrotullim do të formohen dy (2) korsi me gjerësi të përgjithshme prej 9 metra. Si pjesë e këtij projekti, do të bëhet rikonstruimi i rrugëve “Brigada e 16 maqedonase" dhe" Koce Metalec" në gjatësi të përgjithshme pre 630 m.  Në terren tashmë është vendosur kanalizimi atmosferik, është formuar kryqëzimi i ri rrethor i cili është duke u përgatitur për asfaltim, si dhe ka përfunduar instalimi i ndriçimit rrugor. Aktualisht është duke u punuar në ngritjen e trotuareve ku po vendosen pllaka të bekatonit. Ky rrethrrotullim i ri do të kontribuojë për trafik më të shpejtë dhe më të sigurt dhe presim që punimet ndërtimore të përfundojnë në qershor, tha Trajanovski.

Kryetari Trajanovski foli edhe për projektet tjera infrastrukturore që janë duke u realizuar  nga Qyteti i Shkupit.

- Qyteti i Shkupit dhe këtë pranverë vazhdon ofensivën ndërtimore në të gjitha 10 komunat,  për Shkup më modern dhe më urban. Këto ditë intensivisht janë duke u zgjeruar rrugë dhe bulevarde, po ndërtohen rrethrrotullime, po instalohen rrjete të kanalizimit, ujësjellësit dhe atmosferike, po riparohen ura, ndërtohen salla të fizkulturës dhe po rregullohen shtigjet e biçikletave. Me të gjitha këto projekte që po realizohen në terren, por edhe me ato projekte që do të fillojnë, pres që viti 2016 të jetë një nga vitet më të suksesshme të Qytetit të Shkupit. Përveç ndërtimit të rrethrrotullimit, në territorin e komunës së Gazi Babës aktualisht është duke u punuar edhe në projektin e madh për rindërtimin dhe zgjerimin e rrugës "Maxhari", tha kryetari Trajanovski.

Në ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në mes të rrugëve "Brigada e 16-të maqedonase" dhe  "Koce Metalec", janë duke punuar ekipet kompanisë ndërtimore "Bauer BG", ndërsa  Qyteti i Shkupit për këtë projekt ndërtimor do të shpenzojë rreth 45 milionë denarë me TVSH.