RIKONSTRUKTOHET RRJETI I UJËSJELLËSIT NË RRUGËN GJORGJI KAPÇEV 1.7.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i komunës së Aerodromit, Ivica Koneski dhe drejtori i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Aleksandar Atanasov, sot /23.03.2016, e mërkurë/ i mbikëqyrën punimet ndërtimore në rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën "Gjorgji Kapçev " në Lisiçe të epërme, Komuna e Aerodromit.

- Me këtë projekt riparohet rrjeti i ujësjellësit në rrugën "Gjorgji Kapçev" në gjatësi prej 1.500 metra, si dhe në 4 krahët e saj me gjatësi prej 100 metra, gjegjësisht me këtë riparim do të riparohet rrjeti i ujësjellësit me gjatësi të përgjithshme prej 1.900 metra. Në rrjetin e ri të ujësjellësit do të vendosen gypa polietileni me profile të ndryshme. Realizimi i këtij projekti do të përmirësojë dukshëm furnizimin me ujë në këtë pjesë të vendbanimit Lisiçe e epërme ku do të përfitojnë 630 banorë. Për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën Gjorgji Kapçev dhe krahët e saj NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" do të investojë rreth 21 milion denarë - tha kryetari Trajanovski.

Kryetari i komunës së Aerodromit, Koneski tha se pas rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit, Komuna do ta nis rindërtimin e rrugës.

- Rruga "Gjorgji Kapçev" do të rindërtohet në pjesën nga kryqëzimin me rrugën "Lisiçe e epërme" deri te kisha  "Shën Gjorgjija" me gjatësi të përgjithshme prej 1.500 metra dhe gjerësi prej 6 metra. Me rindërtimin kësaj rruge ne presim që të përmirësohen dukshëm kushtet e jetesës dhe siguria në komunikacion. Për realizimin e këtij projekti Komuna e Aerodromit do të investojë 15 milionë denarë - tha kryetari Konevski.

Në rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën "Gjorgji Kapçev" do të punojnë ekipet e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" dhe pritet që punimet ndërtimore të rrjetit të ujësjellësit të përfundojnë deri në fund të muajit maj.