U PROMOVUAN AUTOMJETET ELEKTRIKE TË NP "HIGJIENA KOMUNALE" 1.7.2016

 

 

-  Qyteti i Shkupit e vazhdon projektin për elektromobilitet dhe në këtë projekt janë përfshirë edhe ndërmarrjet publike të Qytetit të cilat me blerjen e këtyre automjeteve elektrike do të kontribuojnë që qytetarët e Shkupit të thithin ajër të pastër. Sot po i promovojmë automjetet elektrike të NP "Higjiena komunale", e cila është ndër ndërmarrjet e para publike  që ka blerë  automjete të tilla, të cilat do të përdoren për pastrimin, larjen dhe lustrimin e pllakave të mermerit në sheshin Maqedonia, si dhe pastrimin e shesheve tjera dhe shtigjeve për këmbësorë  në pjesën qendrore të qytetit. NP"Higjiena komunale" ka blerë dy automjetet elektrike "Eureka", një tjetër automjet elektrik me forcë shtytëse motorike me fuqi prej 5-6 kw dhe një automjet special për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale nga kontejnerët me një kapacitet prej 120 litra –hedhurina, për çka ka ndarë rreth 13, 5 milion denarë. Më herët NP"Parkingu i Qytetit" ka blerë 7 automobila elektrike me retro dizajn, 5 elekrotrotinet, 10 biçikleta elektrike dhe pesë automjete elektrike. Gjithashtu, Qyteti i Shkupit ka blerë një automjet elektrik, 5  elektro-skuterë dhe 5 biçikleta elektrike të cilat i përdorin punonjësit në administratën e qytetit. Dua të theksoj se të gjitha ndërmarrjet publike në buxhetet e tyre për vitin 2016 kanë planifikuar mjete financiare për furnizimin e automjeteve elektrike, të cilat do të përdoren për  nevojat e administratave të tyre - tha kryetari Trajanovski.

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe drejtori i NP "Higjiena Komunale" Rakip Doçi, sot /08.02.2016,e hënë/ në sheshin Maqedonia i promovuan automjetet elektrike të Ndërmarrjes publike "Higjiena komunale".

 

Drejtori i NP "Higjiena Komunale", Rakip Doçi theksoi se këto automjete janë të lehtë për të t'i vënë në funksion, nuk krijojnë zhurmë dhe nuk e ndotin ajrin, gjë e cila është shumë e rëndësishme për shkak se këto automjete do të përdoren në ato pjesë të qytetit ku ka  frekuencë të madhe të këmbësorëve.

Të dy automjetet elektrike "Eureka" janë të prodhimit italian dhe do të përdoren për mirëmbajtjen e higjienës në sheshin Maqedonia, si dhe pastrimin e shesheve tjera dhe shtigjeve për këmbësorë  në pjesën qendrore të qytetit. Një automjet  i tillë mund të pastrojë  8,500 metra katror për një orë dhe shpejtësia e lëvizjes është nga 4 deri në 8 km/h. Për blerjen e dy automjeteve elektrike NP "Higjiena komunale" ka shpenzuar 5.750. 000 denarë (pa TVSH).

NP "Higjiena komunale" po përgatitet për të blerë tre elektromoped - dy prej 2,5 kw dhe një 1,2 kw, të cilat do të përdoren nga punonjësit e kësaj ndërmarrje publike.