U SHPËRBLYEN MATURANTËT MË TË MIRË 11.7.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, sot /10.06.2016, e premte / në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në suaza të manifestimit "Takimi në mes të parit  dhe më të mirëve", 25 maturantëve më të mirë- të parëve të gjeneratës 2012/2016  të  21 shkollave të mesme, u ndanë mirënjohje  dhe shpërblime në të holla.

- Qëllimi i këtij manifestimi është ta afirmojë dijen dhe suksesin shkollor të të parëve të gjeneratës në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit dhe t’u jepet mirënjohje publike për rezultatet e arritura.  Prej para disa viteve ky manifestim është pasuruar në atë mënyrë ku janë përfshirë edhe nxënësit e arsimit trevjeçar, prandaj sot shpërblejmë 25 të parët. Ju të parët shumë të çmuar  me sukseset dhe arritjet tuaja keni afirmuar veten, shkollat e tuaja dhe ne qytetarët  e Shkupit, si dhe shtetin. Praktika tregon se çdo i ri që ishte i pari i gjeneratës së tij të krijuar një të ardhme të suksesshme dhe arrin rezultate të larta në rrugën e zhvillimit profesional. Gjëja më e çmuar dhe më fisnike që njeriu mund ta zotërojë është dituria. Detyra më e rëndësishme e çdo institucioni arsimor është që te ju nxënës t’i zhvillojë dhe fuqizojë forcat fisnike krijuese dhe kreative. Vlera e dijes është shumë e madhe dhe tepër e çmuar. Të dashur të parët e gjeneratës, tani që ju rrumbullakuat arsimin e  mesëm, Ju uroj me vete t'i keni gjithmonë kujtimet më të bukura nga shkolla e mesme, dhe të vazhdoni edhe më tej me forca të reja, të kontribuoni në zhvillimin e shoqërisë tonë, për shkak se Ju jeni e ardhmja jonë. Pasuria e Republikës së Maqedonisë është në  potencialet e mëdha krijuese që gjendet tek ju të rinjtë, tha kryetari Trajanovski.

Fitues të shpërblimeve dhe mirënjohjeve  për kët vit janë: nga SHMQSH "Lazar Tanev" HRISTIAN NIKOLLOVSKI dhe Bojan Radeski, nga shkolla e mesme "Josip Broz Tito" MARIA MAGDALENA LAZOSKA, nga SHMQSH "Koço Racin" BOJAN DIMOVSKI, nga SHMQSH "Georgi Dimitrov" ANASTASIA DEMERGJIEVA, nga SHMQSH "Arseni Jovkov" ANDRIJANA DIMITRIEVIÇ, nga SHMQSH "Zdravko Cvetkovski" TEODORA STEFANOVSKA, nga SHMQSH "Vëllezërit Milladinovci" KRISTINA TRPÇEVSKA, nga SHMQSH "Vlado Tasevski" ZDRAVKO TODOROV, nga SHMQSH "Dimitar Vllahov" ANETA IVANOVA, nga SHMQSH "Cvetan Dimov" SENAD  DOSHLJAK dhe HADIS FETA, nga SHMQSH "Mihajlo Pupin" ANGEL DAVKOVSKI, nga SHMQSH "8 Shtatori" NIKITA GOSTOVIK dhe EGZON RAMADANI, nga SHMQSH "Dr. Pançe Karagjozov" EMIN IDRIZI,  nga SHMQSH "Zef Lush Marku" ARNEN TELKIU, nga SHMQSH "Boro Petrushevski" RADMILLA SENEVA dhe ALEKSANDAR CEKOVSKI, nga SHMQSH "Pançe Arsovski" MARTIN MLLADENOVSKI, nga SHMQSH "Vasil Antevski Dren" LLAZE GORGIEV, nga SHMQSH "Orce Nikolov" FILIP MAKRADULI, nga SHMQSH "Nikolla Karev" MAJA SHARESKA, nga SHMQSH "Rade Jovçevski Korçagin" VERA DIMOVSKA dhe nga SHMQSH "Marija Kiri" DRAGANA STOJIÇ.

Edhe këtë vit në suaza të këtij manifestimi dhe në organizim të Sektorit për zhvillim ekonomik lokal pranë Qytetit të Shkupit, të enjten më datë 27.05.2016, për maturantët më të mire u realizua eksursioni tradicional njëditësh “Pas gjurmëve të krijuesve të qytetit”. Qyteti i Shkupit përmes këtij eksurzioni  dëshiron t'i shpërblejë më të suksesshmit si dhe t'u mundësojë maturantëve që duke vizituar monumentet e trashëgimisë historike- kulturore, të njihen me historinë dhe traditën e bashkëjetesës multietnike dhe të kënaqen në shoqërinë jo të përditshme me moshatarët e tyre.