KRYETARI TRAJANOVSKI U TAKUA ME NXËNËSIT NGA QYTETI TEMPI 11.7.2016

Krytari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /10.06.2016, e premte, zhvilloi një takim me nxënësit e shkollave të mesme të Qytetit Tempi, SHBA, të cilët tradicionalisht çdo vit vijnë në Shkup në kuadër të shkëmbimit shkollor ndërkombëtar tek moshatarët e tyre në qytetin tonë. 

Këtë vit nikoqirë të mysafirëve nga Tempi janë: Martin Perçiniç, Filip Sotirovski, Klara ‘egova dhe Ollga Damovska. Ndërsa në vendin tonë katër javë do të qëndrojnë:Elizabet Kapell, Xheremi On, Brendem Marfi dhe Loren Lamberdet nga Qyteti Tempi.  Ata në Maqedoni arritën të mërkurën dhe do të qëndrojnë deri më  11.07.2016, ndërsa fëmijët nga Shkupi do të shkojnë në SHBA më 14 korrik dhe do të qëndrojnë 5 javë. 

- Mirë se erdhët në Shkup dhe RM, me të vërtetë është kënaqësi për ne që edhe këtë vit jemi nikoqirë të juaj. Ky shkëmbim i nxënësve është vetëm një pjesë e aktiviteteve ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit Tempi, të cilët kanë bashkëpunim të shkëlqyer që daton qysh nga binjakëzimi i qyteteve në vitin 1971. Shpresoj se do të keni qëndrim të këndshëm në Shkup dhe se do të keni mundësi që për së afërmi të njiheni me kulturën tonë, zakonet dhe historinë - theksoi kryetari Trajanovski.   

Në vitin e largët 1971, në Tempi, Arizona, një delegacion nga Qyteti i Shkupit, me rastin e Konferencës vjetore të Qyteteve të binjakëzuara me SHBA, me iniciativë të kryetarit të Korporatës të Qyteteve të binjakëzuara me Tempin, nënshkruan dokumentin për binjakëzim. Z. Riçard Njuhajzl (Richard Neuheisel), është qytetar nderi i Shkupit