FTESË PËR SEANCËN E 68-TË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 7.7.2016

Këshilli i Qytetit të Shkupit, nesër 7 korrik 2016 (e enjte), me fillim në orën 13,00.

do ta mbajë seancën e gjashtëdhjetetetë.

Për seancën është propozuar rendi i ditës si në vijim:

 

Rendi i Ditës

 

- Miratimi i procesverbaleve të seancës së gjashtëdhjetegjashtë të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

  1. Propozim – Vendim për vëllazërimin e Qytetit të Shkupit me Qytetin e Tiranës;  
  2. Propozim – Vendim për vëllazërimin e Qytetit të Shkupit me Qytetin e Sarajevës;
  3. Informacion për rrënimin e plazhit të qytetit,përskaj Urës së Gurit në lumin Vardar dhe për projektet tjera të Qytetit të Shkupit në lumin Vardar;
  4. Propozim – Vendim për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Butelit për realizimin e projektit për ndërtimin e kanalizimit fekale në fsh. Luboten, Komuna e Butelit;
  5. Propozim – Vendim për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Qendrës me qëllim të realizimit të qëllimit të përbashkët për dhënien e drejtës për ndërtimin e rrugëve për qasje;
  6. Propozim – Vendim për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Karposhit për pjesëmarrje financiare për ndërtimin e kanalizimit fekale përgjatë rrugës së Re të projektuar 3 dhe për mbulimin e kanalit atmosferik në afërsi të rrugës së Re të projektuar 1;
  7. Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për themelim të bashkëpunimit në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gazi Babës, për ndërtimin e kanalizimit fekale në fsh. Creshovë, fsh. Smilkovcë dhe fsh. Viniçe;
  8. Propozim – Vendim për fillimin e azhurnimit të Vlerësimit të kërcënimeve në territorin e Qytetit të Shkupit nga të gjitha rreziqet;
  9. Propozim – Vendim për përcaktimin e subjekteve të cilëve u dorëzohet Vlerësimi i kërcënimeve në territorin e Qytetit të Shkupit nga të gjitha rreziqet; 
  10. Propozim – Vendim për përcaktimin e kompensimit qytetarëve për realizimin e drejtave dhe detyrimeve në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit; 
  11. Propozim – Vendim për pranim dhe dorëzim të derivateve të naftës, Ndërmarrjes së qarkullimit publik “Shkup” – Shkup; 
  12. Propozim – Vendim për dhënien e donacionit të 14 llambave dhe 14 shtyllave metalike, Komunës së Gazi Babës;
  13. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Raportit të punës së NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për vitin  2015
  14. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Raportit të punës së NP “Higjiena komunale” – Shkup për vitin  2015;
  15. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Raportit të punës së NP “Parqe dhe gjelbërime”  – Shkup për vitin  2015;
  16. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Raportit të punës së NQP “Shkup” – Shkup për vitin  2015;
  17. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Raportit të punës së NP “Parkingu i qytetit“ – Shkup për vitin  2015;
  18. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Raportit të punës së NP “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup për vitin  2015;
  19. Raport për punën e përgjithshme të Drislla – Shkup, SHPK Batincë, Studeniçan për periudhën nga 01.01. deri më 30.12.2015;
  20. Propozim për dhënie pëlqim Vendimit për çmimet e qiradhënies së sipërfaqeve reklamuese në Teleferikun “Kryqi i mileniumit” Vodno, Shkup;
  21. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësime të NQP “Shkup” – Shkup për vitin 2017;
  22. Raport vjetor për vitin 2015 të Sektorit për punë të brendshme Shkup;
  23. Propozim Strategjia lokale për mbrojtje nga HIV, e Qytetit të Shkupit për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2020, dhe
  24. Propozim Plani i veprimit për vitin 2016 dhe 2017 për realizimin e Strategjisë lokale për mbrojtje nga HIV, i Qytetit të Shkupit për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2020.

 

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. “Ilinden” nr. 82.