NGA 10 DERI MË 19 QERSHOR BASKERFESTI NË SHKUP 6.7.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit , Koce Trajanovski, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, dhe organizatorët e Baskerfestit në konferncën e sotme për media i paralajmëruan përmbajtjet e edicionit të sivjetmë të festivalit rrugor i cili nga data 10 deri më 19 qershor do të mbahet në Shkup.

- I ftoj qytetarët e Shkupit të vijnë në sheshin Maqedonia dhe 10 ditë të kënaqen me performancat e zhonglerëve me përvojë, akrobatëve, valltarëve, magjistarëve, iluzionistëve dhe muzikantëve të cilët janë pjesë e festivalit Baskerfest 2016. Teatri rrugor nën qiellin e hapur tani më 11 vite sjellë vibracione pozitive në qytetin tonë me performancat e baskerëve nga e tërë bota. Prej nesër /10 qershor, e premte/ dhe deri më 19 qershor, në Shkup në Sheshin “Maqedonija” vizitorët çdo ditë nga ora 19 dhe deri në orat e vona të mbrëmjes do të kenë mundësi të argëtohen dhe shoqërohen së bashku me mbi 100 artistë nga e gjithë bota: Meksiska, Brazili, Japonia, Amerika, Zelanda e Re, Spanja, dhe shumë vende të tjera. Programi do të zhvillohet në tri bina, ndërsa në orët e mbrëmjes në të njëjtin vend janë planifikuar performancat e disa grupeve muzikore dhe kopshti i birrës. Festivali në Shkup është nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe e mbështesim me 900.000 denarë. Dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe t’i falenderoj  organizatorët e Baskerfestit, të këtij festivali të madh rrugor për kontributin që e japin për ta pasuruar jetën zbavitëse të qytetarëve të Shkupit, dhe gjithashtu i falenderohem edhe kryetares të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe këshilltarëve për mbështetjen që na japin në realizimin e projeketev të këtilla, theksoi kryetari Trajanovski.

Organizatorët e Baskerfestit njoftuan se festivalin do ta hapin: magjistari dhe iluzionisti Mister Buginaga, valltari i njohur botëror, Suad Demiroviç dhe mjeshtri gjerman i komedisë, Villi Vonder. Ata gjithashtu informuan se do të ketë paradë e përbërë nga pjesëmarrësit e festivalit që do të niset nga hoteli Bristol dhe do tëlëviz nëpër rrugën Maqedonia dhe do të arrijë në sheshin Maqedonia, dhe risi këtë vit është - "Galeria nën qiellin e hapur", ku artistët e vendit tonë do t’i ekspozojnë veprat e tyre.

Edhe këtë vit për më të vegjëlit do të ketë kënd për fëmijë, gjegjësisht punëtori kreative për fëmijë ku fëmijët mund të argëtohen dhe të tregojnë talentete e tyre.

Në kuadër të "Baskerfestit" të shtunën, 11 qershor, në "Plazhin e Qytetit Park" do të mbahet edhe "One Day Fest", argëtim spektakolar me shkumë dhe pjesëmarrjen e shumë basker artistëve.

Këtë vit Baskerfesti do të mbahet edhe në 10 qytete tjera në Maqedoni. Çdo qytet të paktën disa ditë do të mundet ta përjetojë magjinë e artit të rrugës.

Baskerfest 2016 fillon nesër, 10 qershor dhe do të zgjasë deri më 13 korrik, ose një muaj.