REAGIM 6.7.2016

Të nderuar të LSDM-së,

 

Duke mos patur ide për Shkup më të mirë dhe në mungesë të projeketeve dhe programeve për përmirësimin e jetesës së qytetarëve, në mënyra të ndryshme po përpiqeni ta minimizoni atë që është është bërë në Shkup, gjatë viteve të kaluara.

Nervoza juaj është e dukshme për çdo ditë, dhe do të donim të Ju pyesim pse Ju pengojnë bulevardet e zgjeruara dhe të rikonstruktuara, rrethrotullimet e ndërtuara, garazhet në kate, parqet e reja dhe të rregulluara, gjelbërimi i ri...?

Në raportin e revizorit të cilin e përmendni pohoni se ky raport tregon për shumë keqpërdorime në punën e Qytetit të Shkupit. Në lidhje më këtë, dëshirojmë të Ju ftojmë që mos ta lexoni këtë raport në mënyrë selektive, pasi që në të njëjtin raport nuk është gjetur asnjë “kriminalitet” siç Ju pohoni dhe akuzoni.   

Qyteti i Shkupit i fton të gjitha institucionet kompetenete ta kontrollojnë komplet dokumentacionin në lidhje më cilin do projekt të Qytetit të Shkupit dhe të binden në ligjshmërinë e procedurave gjatë realizimit të projekteve kapitale.