KRYETARËT TRAJANOVSKI DHE KONEVSKI INSPEKTUAN PUNIMET NDËRTIMORE 4.7.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Koneski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, sot /21.04.2016/ inspektuan punimet ndërtimore në rrugën Brigada e tretë maqedonase, e cila po zgjerohet  dhe rikonstruohet në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Vasko Karangelevski deri te rruga Nikolla Karev.

-       Punimet ndërtimore për zgjerimin dhe rikonstruimin e rrugës Brigada e tretë maqedonase, faza e dytë, në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Vasko Karangelevski deri te rruga Nikola Karev është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë. Sipas projektit, në pjesën me gjatësi prej 1400 metra, rruga Brigada e tretë maqedonase do të ketë 4 korsi rrugore (nga dy korsi në çdo drejtim), sipërfaqe të gjelbër prej 1.5 metra, shteg për biçikleta mbuluar me asfalt dhe gjerësi prej 2 metra dhe trotuar të mbuluar me pllaka të begatonit me gjerësi prej 3 metra. Do të ndërtohet edhe zhardinierë ndarëse me gjerësi prej 5 metra. Me zgjerimin, ky bulevard do të ketë  pamje moderne, do të rrisë sigurinë e trafikut, do të mundësojë lidhje më të mirë me qendrën e qytetit dhe zhvillimin e komunës Aerodrom, dhe do të ndikojë pozitivisht në mjedisin jetësor - tha sot kryetari Trajanovski.

Trajanovski shtoi se në këtë pjesë të rrugës Brigada e tretë maqedonase po vendoset edhe kanalizimi i ri atmosferik me gjatësi të përgjithshme prej 1,250 metra dhe gypa polipropilenë me profil prej 500 dhe 800 mm, si dhe ndriçim i ri rrugor.

 -       Për punimet ndërtimore, dislokimin e instalimeve nëntokësore dhe ndriçimin këtë pjesë të zgjeruar Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 104 milionë denarë. Në zgjerimin dhe rindërtimi e rrugës Brigada e tretë maqedonase, faza e dytë, në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Vasko Karangelevski deri te rruga Nikola Karev janë duke punuar ekipet e kompanisë ndërtimore "Eskavatori". Punimet ndërtimore pritet të përfundojnë këtë vjeshtë. Dua të theksoj se Qyteti i Shkupit në vitin 2014 e ka zgjeruar dhe rindërtuar pjesën e parë të bulevardit Brigada e  tretë maqedonase në pjesën nga bulevardi  Serbia deri te rruga Franjo Kluz, në gjatësi prej 1,243 metra. Për zgjerimin, rikonstruimin dhe rregullimin e kësaj pjese të rrugës Brigada e tretë maqedonase-faza e parë- Qyteti i Shkupit gjithsej ka investuar 147,2 milionë denarë-theksoi kryetari Koce Trajanovski.