SHKUPI PËR BOUVIN” - SHIKO MUZIKË, DËGJO FOTOGRAFI, FITO LIBËR 17.8.2016

 
     
 

 

 

Dje në mbrëmje, 23 qershor (e enjte), në Parkun e qytetit u mbajthet spektakli multimedial "Shiko muzikë, dëgjo fotografi, fito libër ", në organizimi të Filharmonisë së Maqedonisë dhe Qendrës kulturore rinore.

Këtë vit manifestimi "Shiko Muzikë, dëgjo fotografi, fito libër", i cili mbahet tashmë nëntë vjet, iu përkushtuat legjendës së muzikës britanike David Bouvit (David Bowie), përkatësisht Filharmonia e Maqedonisë ekzekutoi shumë nga hitet e tij.

Filharmonia e Maqedonisë nën dirigjimin e maestros Emin Xhian ekzekutoi kompozime të Bouvit që këtë herë patën shprehje të ndryshme dhe autentike.

Përveç Filharmonisë së Maqedonisë në ekzekutimin e hiteve të Bouvit mori pjesë edhe një bend dhe Kori i femrave pranë QKR.

Publiku edhe këtë vit pati mundësinë të kënaqet me  krijimtarinë e frymëzaur nga hitet e mëdha të këtij ylli muzikor, dhe të artistëve të njohur Ivana Mlladenovska dhe Agron Abdulit.

Në këtë ngjarje, për publikun e shumtë u ndanë dhe 20 mijë kopje të librit „Psikodelia e periferisë”-Dejvid Bouvi dhe laboratoria artistike në Bekenan”, të Meri Finiganit.

Në këtë libër flitet për fillimet e karrierës së Bouvit, kur si një muzikant 22 vjeçar përpiqet dëshpërimisht për të gjetur një klub në Londër, ku do të mund të bëjë muzikë.

Meri Finegan shkruan në vetën e parë, si mike e atëhershme dhe e dashura e tij  dhe na jep dëshmi të drejtpërdrejta për periudhën e Bouvit  që deri më tani ne kemi ditur shumë pak.