U NDANË SHPËRBLIMET PËR KONTRIBUTIN MË TË MADH NË MBROJTJEN E MJEDISIT JETËSOR 17.8.2016

   

 

 

 

Sekretari i Qytetit të Shkupit, Marjanço Todorovski, sot /30.06.2016/, i ndau shpërblimet për më të mirët në konkursin tradicional për kompani më ekologjike,  kontributin më të madh në mbrojtjen e mjedisit, oborri më bukur i rregulluar dhe hartimi dhe vizatimi më i mirë në temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

- Është nder i madh për mua që sot t’ua ndajë shpërblimet më të mirëve në konkursin tradicional që Qyteti i Shkupit çdo vit e publikon si pjesë e manifestimit “Ditët e pranverës –ditët e ekologjisë”. Qëllimi i këtij konkursi është të përcjellim porosi të fuqishme te qytetarët dhe komuniteti i biznesit që ta ruajnë dhe mirëmbajnë ambientin jetësor, t’i shpërblejmë ata të cilët me aktivitetet e tyre më së shumti kanë kontribuar për mjedis të pastër dhe të shëndoshë dhe t’i nxisim shkupjanët që t’i rregullojnë oborret e tyre dhe të kontribuojnë për Shkup më të bukur.  Sipas kushteve të thirrjes publike, edhe sivjet zgjodhëm kompani më ekologjike që jep kontribut për ruajtjen e ambientit jetësor, oborr më të rregulluar, hartim dhe vizatim më të bukur në temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Me zgjedhjen e kompanisë më ekologjike e inkurajuam komunitetin e biznesit për t’i përkushtuar më shumë vëmendje zhvillimit të qëndrueshëm dhe sjelljen e  teknologjive më të përshtashme, dhe të respektojnë standardet e vendosura ekologjike.Me zgjedhjen për kontribut më të madh në fushën e ambientit jetësorë i shpërblejmë ata të cilët me aktivitetet dhe orvatjet e tyre, kanë kontribuuar më së shumti për ruajtjen dhe avancimin e ambientit jetësor në qytetin e Shkupit, në kuptim të mbrojtjes së mediumeve të ambientit  jetësorë, zvogëlimin e shfrytëzimit të llojeve jo përtëritëse të energjisë.  Me zgjedhejn e oborrit më të rregulluar të banimit individual dhe të banimit kolektiv dhe të institucioneve, i inkurajojmë qytetarët që t’i rregullojnë oborret e tyre, të kontribuojnë për Shkup më të bukur dhe më të rregulluar dhe përmes angazhimit personal të japin shembull edhe për qytetarët e tjerë. Shpërblimet për hartimin  më të mirë dhe vizatimin më të bukur në temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, për ne ka rënëdsi të veçantë për zhvillimin e të menduarit për mjedisin tek të rinjtë tanë, pasi ata janë liderët e ardhshëm dhe bartësit e mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit ku ata do të jetojnë - tha Todorovski.

Shpërblimin për kompani më ekologjike (firmë që me sukses zbaton standardin  ISO 14001 dhe jep kontribut për ruajtjen e ambientit jetësor) e fitoi “Pakomak” -Shoqëri për menaxhim me paketim dhe mbeturina nga paketimi, për projektin “Trajnim interaktiv 3D për nxënësit dhe mësimdhënësit-3D ekobus”.

Shpërblimin për kontributin më të madh në mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës shkoi në duart  e Joti Popovskit, mr. i shkencave të mjedisit, inxhinier i diplomuar teknolog, për shumë projekte ndër të cilat: stacione filtruese anaerobe me biofiltracion të vazhdueshëm; stacion për mënjanimin e SO2 dhe pluhurin nga kaldaja dhe termocentralet, dhe biofilter për heqjen e nitrateve nga uji i pijshëm.

Shpërblimin për oborr më të rregulluar të banimit individual e fitoi Dragan Angelovski, për oborrin në lagjen Lisiçe.

Shpërblimi për oborr më të rregulluar të banimit kolektiv i takoi Bashkësisë së pronarëve të ndërtesës në rrugën Vostaniçka, në Vodno.

Në kategorinë përpilim të punimit më të mirë në temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, shpërblimin e fitoi Marta Ristovska, klasa VII B në shkollën fillore "Naum Ohridski" fshati Creshevë. Në mesin e nxënësve të shkollave të mesme shpërblimin për hartimin më të mirë në temën e ekologjisë e fitoi Kalina Tançeva viti II-7, shkolla e mesme "Nikola Karev".

Në kategorinë për vizatim më të bukur në temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore shpërblimin e ndanë Cvetanka dhe Veronika Korunovski, klasa e III B, në SHF”Nevena Georgieva-Dunja”. Shpërblimin për vizatim më të bukur në temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave të mesme e ndanë Angella Ristiç dhe Tamara Trpovska, viti II-6 në SHMQSH”Dimitar Vllahov”.