REAGIM 17.8.2016

Qyteti i Shkupit reagon ashpër ndaj informatave të pasakta të plasuara nga kompania “Duna kompjuteri" të cilat u publikuan në disa mediume të shtypit dhe elektronike në lidhje me donacionin e softverit nga e njëjta kompani për Qytetin e  Shkupit.

Qyteti i Shkupit i demanton informatat e paraqitura nga ana e kompanisë “Duna kompjuteri" dhe thekson se nuk ka marrë asnjë donacion nga kjo kompani. Në fakt, nuk është vendosur asnjë kontakt ndërmjet shërbimeve kompetenete të Qytetit dhe kompanisë "Duna kompjuteri" në lidhje me pranimin e donacionit, dhe as për bashkëpunim me të njëjtën kompani, dhe në këtë kontekst,  dëshirojmë të theksojmë se Qyteti i Shkupit nuk është aspak i informuar për çfarë softveri të veçantë bëhet fjalë .