REAGIM NDAJ KONFERENCËS PËR MEDIA TË LSDM-SË 17.8.2016

Qyteti i Shkupit reagon ashpër ndaj të pavërtetave të paraqitura në konferencën për media të LSDM-së në lidhje me ndërtimin e impiantit për trajtimin e mbeturinave në deponinë "Drislla".

I bëjmë thirrje LSDM-së të dalin në terren dhe me sytë e tyre të binden se në deponinë "Drislla" po vijojnë punimet përgaditore për ndërtimin e impiantit për trajtimin e mbeturinave.

Gjithashtu nuk është e vërtetë se është vonuar investimi në "Drislla", dhe se investitori i ka shtyer afatet për ndërtimin e impiantit për trajtimin e mbeturinave. Theksojmë se afati i fundit për ndërtimin e tij është 24 muaj nga data e lëshimit të lejes së ndërtimit, dhe lejen e ndërtimit "Drislla" e ka marrë në maj të këtij viti.

E ftojmë LSDM-në të mos e gënjejë publikun me të pavërteta dhe informata paushale dhe të paverifikuara.