U MIRATUAN VENDIMET PËR BINJAKËZIMIN E SHKUPIT ME TIRANËN DHE SARAJEVËN 17.8.2016

Në seancën e 68-të e cila u mbajt dje /07.07.2016, e enjte/ Këshilli i Qytetit njëzëri i miratoi vendimet për binjakëzimin e Qytetit të Shkupit me Qytetin e Tiranës dhe Qytetin e Sarajevës.

Këtë vendim Këshilli e miratoi në prani të ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, E.T. Fatos Reka, dhe ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Maqedoni, E.T. Lepa Babic.

Përveç këtyre pikave në senacën e sotme u miratuan edhe Raportet për punën e të gjitha ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit për vitin 2015, si dhe këto vendime:: Vendimi për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Butelit për realizimin e projektit për ndërtimin e kanalizimit fekale në fsh. Luboten, Komuna e Butelit;Vendimi për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Qendrës me qëllim të realizimit të qëllimit të përbashkët për dhënien e drejtës për ndërtimin e rrugëve për qasje; Vendimi për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Karposhit për pjesëmarrje financiare për ndërtimin e kanalizimit fekale përgjatë rrugës së Re të projektuar 3 dhe për mbulimin e kanalit atmosferik në afërsi të rrugës së Re të projektuar 1; Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për themelim të bashkëpunimit në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gazi Babës, për ndërtimin e kanalizimit fekale në fsh. Creshovë, fsh. Smilkovcë dhe fsh. Viniçe; Vendimi për organizim të brendshëm të Qytetit të Shkupit; Vendim për fillimin e azhurnimit të Vlerësimit të kërcënimeve në territorin e Qytetit të Shkupit nga të gjitha rreziqet; Vendimi për përcaktimin e subjekteve të cilëve u dorëzohet Vlerësimi i kërcënimeve në territorin e Qytetit të Shkupit nga të gjitha rreziqet; Vendim për përcaktimin e kompensimit qytetarëve për realizimin e drejtave dhe detyrimeve në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit;Vendimi për pranim dhe dorëzim të derivateve të naftës, Ndërmarrjes së qarkullimit publik “Shkup” – Shkup;  Vendim për dhënien e donacionit të 14 llambave dhe 14 shtyllave metalike, Komunës së Gazi Babës;

Këshili i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme debatoi edhe Informatën për rrënimin e plazhit të qytetit,përskaj Urës së Gurit në lumin Vardar dhe për projektet tjera të Qytetit të Shkupit në lumin Vardar, ndërsa në mënyrë plotësuese u miratua edheStrategjia lokale për mbrojtje nga HIV për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 20120, si dhe Planin aksional për vitin 2016 dhe 2017 për realizimin e Strategjisë lokale për mbrojtje nga HIV të Qytetit të Shkupit për periudhë nga viti 2016 deri në vitin 2020.