U LËSHUAN PËR PËRDORIM RRUGËT E RIPARUARA”ANASTAS MITREV” DHE “VENIJAMIN MAÇUKOVSKI” 17.8.2016

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dhe kryetari i Komunës së Aerodromit,Ivica Koneski, sot /01.08.2016, e hënë/, morën pjesë në lëshimin në përdorim të rrugëve të rikonstruktuara ”Anastas Mitrev” dhe “Venijamin Maçukovski”

Bëhet fjalë për riparimin e rrugëve në lagjen Miçurin, Komuna e Aerodromit, të cilat më parë ishin në gjendje të keqe.

- Gjatësia e përgjithshme e njërës rrugë është 160 m, dhe 110 m tjetra rrugë, ndërkaq gjerësia e të dyja rrugëve është 6 metra. Përveç këtyre dy rrugëve janë ndërtuar edhe trotuaret me gjerësi prej 1.5 m në të dy anët e rrugëve. Për këtë projekt, Komuna e Aerodromit ka ndarë rreth 3 milion denarë nga buxheti i saj. Me riparimin e këtyre rrugëve, Komuna e Aerodromit vazhdon me dinamikën e paraparë për ta përmirësuar gjendjen e rrugëve ekzistuese, si dhe ndërtimin e rrugëve të reja në territorin e saj - tha kryetari Koneski.

Kryetari Trajanovski theksoi se projektet e këtij lloji ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ai përmendi edhe disa projekte tjera të cilat Qyteti i Shkupit i realizon në komunën e Aerodromit.

- Qyteti i Shkupit edhe këtë vit dhe është aktiv në terren duke realizuar projekte të mëdha infrastrukturore në të gjitha 10 komunat e Shkupit. Konkretisht në komunën e Aerodromit, aktualisht janë duke u realizuar disa projekte kapitale, dhe si më të  rëndësishëm do ta veçoj projektin për rindërtimin dhe zgjerimin e bulevardit "Brigada e tretë maqedonase" faza e dytë, pjesa nga kryqëzimi me rrugën "Vasko Karangelevski" deri te rruga "Nikola Karev" me gjatësi prej 1.400 m. Në fazën përfundimtare është edhe faza e parë e projektit për rindërtimin dhe zgjerimin e bulevardit ASNOM, si dhe ndërtimi i kolektorit fekal përgjatë bulevardit "Vidoe Smilevski Bato" dhe para disa ditëve e lëshuam për përdorim edhe parkun e ri me  sipërfaqe prej 10 hektarëve - tha kryetari Trajanovski.