RIPAROHEN SHTIGJET NË PARKUN E QYTETIT 17.8.2016

 

 

Këto ditë, ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica", janë duke punuar në riparimin e shtigjeve për këmbësor të mbuluara me gur ranor të bardhë në pjesën e parë të Parkut të Qytetit.

 

 

Punëtorët me makineri dhe me dorë do të vendosin rreth 20 ton gur ranor të bardhë në shtigjet ekzistuese ku në disa pjesë kishte dal bari ose nga shirat e dendur është hequr guri ranor.