REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT 17.8.2016

Qyteti i Shkupit i njofton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se nga dita e nesërme (e premte, 08.05.2016), do të fillojnë aktivitetet ndërtimore në rrugën"Heronjtë e popullit”  dhe do të vendoset regjim i përkohshëm i trafikut në këtë pjesë të qytetit.

Automjetet e transportit publik të qytetit që shërbejnë linjat 24 dhe 59b, dhe të cilat lëvizin në drejtim nga Qendra drejt lagjes Pripor, gjegjësisht nga perëndimi në lindje do të rikahëzohen nga rruga "Dimo Haxhi Dimov" nëpër rr."Bozhidar Axhija” (para konviktit të studentëve “Pellagonia”), pastaj nëpër rrugën "Vera Jociq" dhe vazhdon në rrugën e vet “Heronjtë e popullit” dhe rrugën "Hristo Tatarçev".

Automjetet e transportit publik të cilat do të lëvizin në drejtim të kundërt, gjegjësisht drejt Qendrës nga lindja në perëndim do të rikahëzohen nga rruga"Hristo Tatarçev" nëpër rrugën “Bozhidar Axhija”, pastaj nëpër rrugën "Dimo Haxhi Dimov" dhe vazhdojnë në trasën e tyre.

Luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë regjimin e përkohshëm të trafiku dhe shpejtësinë e vozitjes ta përshtasin me kushtet e rrugës.