KUMTESË 17.8.2016

Qyteti i Shkupit, pas reagimit të disa mediave në lidhje me vendosjen e rrethojës rreth parkut "Gruaja luftëtare" dëshiron të informojë publikun se kjo ndërhyrje është bërë për shkak të sigurimit të hapësirës për kryerjen e punimeve ndërtimore për rikonstruktimin e parkut "Gruaja luftëtare".

Në periudhën e ardhme do të bëhet riparimi i shtigjeve për këmbësorë në park, do të vendoset ndriçim i ri, do të rregullohet gjelbërimi, dhe në fund  do të vendosen edhe pajisje  të reja urbane.

Punimet ndërtimore në terren po i realizon firma"Urban Invest" nga Kavadari.