“RITMI VEROR I SHKUPIT” PREJ SONTE NË SHESHET E QYTETIT 17.8.2016

 

 

Drejtori i IP "Qendra e Kongreseve Aleksandri i Maqedonisë", Vera Boskovska sot /05.08.2016, e premte/  në konferencën për mediume në sheshin Nënë Tereza i shpalosi  detajet e projektit "Ritmi veror i Shkupit".

- Në kuadër të muzikantëve dhe artistëve rrugor do të mbahet edhe projekti "Ritmi veror i Shkupit”, në pjesën qendrore të qytetit, gjegjësisht në sheshet Nënë Tereza para objektit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, dhe në Sheshin VMRO, sheshin Maqedonia dhe në sheshin “Bogorodica”. Në këto sheshe duke filluar nga sonte, në dy javët e para pas orës 20:30, dhe pastaj pas orës 20.00, do të mbahen nga 6 deri në 7 ngjarje, të njëjtat në bashkëpunim me solistë dhe grupet muzikore të të gjitha moshave, të cilët performojnë  muzikë të zhanreve dhe stileve të ndryshme.Në sheshin Nënë Tereza para objektit të Operas dhe Baletit të Maedonisë do të ketë performancë të muzikës klasike dhe serioze.

Në sheshin VMRO do të ketë program të pasur muzikor për fëmijë ndërsa në orët e vona program dedikur të rinjve; në sheshin”Bogorodica” do të ekzekutohet muzikë etno dhe folklorike, ndërkaq në sheshin Maqedonia do të ketë program të pasur muzikor të zhanreve të ndryshme dhe për të gjitha gjeneratat. Performancat do të zhvillohen të premteve, të shtunave dhe të dielave, ndërsa planifikojmë që të zgjasin deri në fund të muajit shtator, dhe nëse kushtet e motit janë të përshtashme mund të kemi performanca edhe gjatë muajit tetor. Programi është i pasur dhe u dedikohet qytetarëve dhe turistëve, të cilët gjatë periudhës së verës do të qëndrojnë në qytetin tonë. Presim që në kuadër të këtij projekti të mbahen 40 ngjarje ku do të marrin pjesë 100 pjesëmarrës, -theksoi Boshkovska.

Qëllimi i këtij projekti është ringjallja kulturore në pjesën qendrore të qytetit përmes kulturës urbane dhe gjenerimin e publikut të ri të vjetër përmes programit të pasur kualitativ kulturoro-artistik, që do ta plotësojë dhe pasurojë atmosferën dhe ambientin në Shkup.