PASUROHEN ME TROFTË ENDEMIKE UJËRAT E LUMIT VARDAR 5.8.2016

Në organizim të Qyteti i Shkupit, Federatës e peshkatarisë të Maqedonisë, Ministrisë së  bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Inspektoratit shtetëror të bujqësisë dhe Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, sot në ujërat e lumit Vardar, tek hoteli Aleksandar Pallas janë lëshuar 1500 troftë endemike  maqedonase (Salmo macedonicus Karaman, 1924).

Sekssioni për turizëm në Sektorin për ZHEL në Programet e tyre - për zhvillimin e turizmit dhe përërmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve në qytetin e Shkupit nga viti 2008 deri në vitin 2016,  ka parashikuar dhe realizuar projektin –Aktiviteti-Pasurimi i ujërave në RM, gjegjësisht ujërat e lumit Vardar dhe Treska dhe liqenin Matka.

Projekti ka për qëllim të sigurojë mbrojtjen e troftës dhe vretenarin maqedonas, dhe në këtë mënyrë edhe rritjen e numrit të popullatës së tyre në rrjedhën e lumit Vardar, duke përfshirë rezervuarët Matka,Shën. Petka dhe Kozjak. Nëse kjo nuk bëhet ekziston rrezik real përgjithmonë të humben këto lloje të veçanta të peshkut, që është trashëgimi e jona natyrore dhe simboli ynë.

Gjithashtu, projekti do të kontribuojë në mbrojtjen e troftës maqedonase si pjesë e trashëgimisë së pasur natyrore, pasurimin e atrakcionit turistik nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të cilësisë së lartë rekreative të sportit të peshkimit, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, forcimin e rolit të turizmit dhe të pjesëmarrjes së komunitetit në aktivitetet e turizmit me qëllim që të krijojë  ekoturizëm të qëndrueshëm lokal.

Në pasurimin e ujërave morën pjesë përfaqësues të Qytetit të Shkupit, Federatës së peshkatarisë të Maqedonisë, Ministrisë së  bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Inspektoratit shtetëror të bujqësisë dhe Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor

Pas përfundimit të aktiviteteve për këtë vit planifikohet që ky projekt të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm edhe atë në masë më të madhe dhe përfshirjen e një rajoni më të gjerë.