U PROMOVUA MAKINA E RE ME KRAH VINÇI 4.8.2016

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe drejtori i NP "Parqet dhe gjelbërimi" Dushan Aviroviq, sot /24.06.20116, e premte/, morën pjesë në promovimin makinës së re me krah vinçi.

- Qyteti i Shkupit e ka furnizuar makinën e re me krah vinçi për nevojat e ndërmarrjes publike "Parqet dhe gjelbërimi". Automjeti-traktor është makinë me krah vinçi të cilit mund t’i montohen elemente shtesë dhe do të përdoret për realizimin e aktiviteteve të punës të kësaj ndërmarrje publike.  Në krahun e vinçit mund të montohen më shumë elemente, një prej tyre është elementi për prerjen dhe shkurtimin e kaçubave dhe drurëve, që sot patët mundësi të shihni se si në mënyrë efektive dhe të shpejtë i prenë degët e varura të drurëve mbi rrugë, ndërsa kjo makinë do të përdoret edhe për rregullimin e drurëve përgjatë bulevardeve, parqet dhe sipërfaqet e tjera publike. Gjithashtu në këtë krah vinçi do të mund të montohet edhе elementi për kositjen e sipërfaqeve jo të rrafshta (brigje me bar,shpate dhe pjesë tjera të gjelbra ku vështirë depërtohet); furçë anësore (për pastrimin e barit nga ana e jashtme e zhardinierave të bulevardeve, skajoret, shtigjet në parqe dhe të ngjajshme); element për pastrimin e kanaleve nga dheu, balta, gurët. Në fakt, ne me blerjen e këtyre makinave po e modernizojmë këtë ndërmarrje publike, dhe kjo do t’u mundësojë punëtorëve që në mënyrë profesionale, adekuate t’i kryejnë aktivitetet e tyre-tha kryetari Trajanaovski.

 

Për këtë makinë Qyteti i Shkupit ka shpenzuar rreth 6,7 milionë denarë, mjete të siguruara nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale financuar me kredi nga Banka ndërkombëtare për zhvillim dhe rindërtim.