FILLOI RIKONSTRUIMI I RRUGËS NUMËR 5 NË SARAJ 4.8.2016

   

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të NP ”Rrugë dhe rrugica”, sot /02.06.2016/ i filluan punimet ndërtimore për riparimin e rrugës numër 5 në Saraj.

Në fillimin e punimeve ndërtimore morën pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe drejtori I NP ”Rrugë dhe rrugica”,Sinisha Ivanovski.  

- Rruga numër 5 është njëra nga rrugët më të vjetra në komunën e Sarajit. Kjo rrugë ishte mjaft e dëmtuar dhe në disa vende e gërryer pas vendosjes së kanalizimit fekal. Tani, me këtë projekt të Qytetit të Shkupit, rruga numër 5 në Saraj do të riparohet në gjatësi prej 600 metra dhe në sipërfaqe të përgjithshme prej 3.000 m2. Gjatë zhvillimit të punimeve ndërtimore asfalti i vjetër dhe i dëmtaur do të largohet dhe do të vendoset shtresë tamponike dhe asfalt i ri. Në terren do të punojnë ekipet e NP”Rrugë dhe rrugica”, ndërsa punimet ndërtimore pritet të përfundojnë për një muaj. Për këtë aktivitet ndërtimor Qyteti i Shkupit do të ndajë rreth 3 milionë denarë. Dëshiroj të theksoj se riparimi I rrugës 5 është rezultat I bashkëpunimit ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit, dhe do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për banorët në këtë pjesë rtë qytetit, si dhe të në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion - tha sot kryetari Koce Trajanovski.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, theksoi se ky projekt është një tregues i bashkëpunimit të mirë mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit.