NXËNSËIT E SHMQSH “LAZAR TANEV“ NDËR MË TË MIRËT NË EVROPË 4.8.2016

Nxënësit e shkollës së mesme hotelierike-turistike të Qytetit të Shkupit "Llazar Tanev arritën sukses të madh në dy garat e mbajtura javën e kaluar në Bolonjë, duke e fituar vendin e 4-të në konkursin për banakierë nga gjithsej 78 konkurrentë nga 17 vende nga Evropa dhe vendin e 5-të në garë eno-gastronomike nga gjithsej 42 stende nga Italia dhe 16 vende të tjera në Evropë.

Nxënësi Kristian Nikolovski në garën për banakierë në Bolonjë, Itali në konkurencën më të fortë deri në 19 vjet, me koktelin e tij fitoi vendin e 4-të. Juria në garën eno-gastronomike e ranguan në vendin e 5-të stendën e shkollës hotelierike-turistike të Qytetit të Shkupit "Llazar Tanev", ndërsa tradita maqedonase, kultura dhe eno-gastronomia u prezantua para më shumë se 30. 000 vizitorëve në Bolonja.