KOMUNIKATË PËR MEDIA 3.8.2016

Pas ngjarjes të pahijshme në zonën e mbrojtur në park-malin Vodno, në fund të muajit të kaluar, shërbimet e inspektimit të Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të NP "Parqet dhe gjelbërimi" kanë marrë masa për të zbardhur këtë rast dhe për të përcaktuar dëmet konkrete dhe rrethanat në të cilat ato janë shkaktuar.

 

Qyteti i Shkupit dhe NP "Parqet dhe gjelbërimi", informojnë publikun se për dëmet e shkaktuara  në park-malin Vodno, në vendin e quajtur "Rupi" në fund të majit, kërkuan nga Byroja për ekspertizë ligjore të vërtetojë rrethanat dhe dëmin që është shkaktuar.

 

Pas marrjes së mendimit të ekspertëve, ndërmarrja publike ka ngritur padi kundër personit fizik në Ministrinë e punëve të brendshme.

 

Nga ana e ekspertëve në terren është vërtetuar kjo gjendje faktike:

 

1. Në fund të muajit majit 2016 në park-malin Vodno janë kryer aktivitete në zonën e mbrojtur, të cilat nuk janë në përputhje me dokumentet e planifikimit për zonat e mbrojtura, gjegjësisht pyll me qëllim të veçantë, në këtë rast park -pyll.

2. Në park-malin Vodno, në vendin e quajtur "Rupi" janë kryer punime ndërtimore tokësore për depërtimin e rrugëve tokësore dhe është bërë rrafshimi i një sipërfaqeje të caktuar.

3. Me punimet e kryera tokësore është zënë sipërfaqe prej rreth 5.864 metra katrorë, dhe me ç’rast është hequr vegejtacioni ekzistues, që është në kundërshtim me ligjin për pyjet dhe aktet tjera të miratuara nga Qyteti i Shkupit.

4. Gjatë kryerjes se punimeve tokësore është dëmtuar dhe shkatërruar vegjetacioni si vijon më poshtë:

   - pisha të zeza dhe drurë të ndryshëm gjetherënës;

   - pisha të zeza të reja tre vjeçare

5. Bazuar në rregulloren për lartësinë e çmimit për dëme të pyjeve (Gazeta zyrtare e RM-së, numër 75/2010 ) vlera e dëmit të shkaktuar nga aktivitetet në zonën e mbrojtur, që nuk janë në përputhje me dokumentet e planifikimit për zonën e mbrojtur, respektivisht pyll me qëllim të posaçëm, në këtë rast park –pylli Vodno, është:

Për shkaktimin e dëmit të pishave të zeza -  403.200,00 denarë;

Për dëmtimin e drurëve gjetherënës  - 90.000,00 denarë;

dhe për dëmin e shkkatuar rë pishave të reja të zeza - 360.000,00 denarë

 

Dëmi i përgjithshëm sipas vlerësimit të ekspertizës profesionale është 853.200,00 denarë.