REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË RRUGËN GJORÇE PETROV 1.8.2016

Qyteti i Shkupit i informon të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se prej nesër (e martë, 12.07.2016) prej në ora 8.00 do të vendoset regjim i përkohshëm i trafikut në rrugën “Gjorçe Petrov”, për shkak të riparimit të rrugës. 

Automjetet e transportit publik të qytetit me linjat 2, 2A, 5, 5A, 12, 11, 32, 56, 56a dhe 60 që lëvizin nga Qendra drejt Deksionit, në drejtim nga lindja në perëndim do të rikahëzohen  nga rruga "Gjorce Petrov " nëpër bulevardin "Ushtria maqedonase" rrugën “Boris Sarafov "(4 korrik), rrugën “Kuzman Shapkarev" dhe do të vazhdojnë në trasën e vet.

Gjatë kohës së këtij regjimi do të shfrytëzohen stacionet e përkohshme të autobusëve të vendosur në rrugën “Boris Sarafov”.  

Në drejtimin e kundërt, prej në Deksion drejt Qendrës ose në drejtimin perëndim-lindje autobusët do ta shfrytëzojnë trasën nëpër rrugën “Gjorçe Petrov”. 

Luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik ta respektojnë regjimin e përkohshëm të trafikut në këtë rrugë dhe shpejtësinë e vozitjes ta përshtasin me kushtet e rrugës.