EKIPET E QYTETIT EDHE SOT NË TERREN PAS MOTIT TË KEQ ME PASOJA KATASTROFALE 26.8.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, së bashku me ekipet e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit, edhe sot /11.08.2016/ janë në terren në vizitë në vendbanimin Hasanbeg dhe po i pastrojnë pasojat nga moti i keq që të shtunën e  përfshiu Shkupin.

 

-Aktivitetet për pastrimin e terrenit po vazhdojnë pa ndërpreje, jemi duke punuar me kamionë të vegjël-skipovë, me kamionë dhe cisterna, por ky mekanizëm nuk është i mjaftueshëm dhe u bëj thirrje të gjitha firmave dhe kompanive që kanë makineri më të vogël të angazhohen në pastrimin dhe të njëjtën ta vënë në dispozicion. Në terren ka shumë vullnetarë, mendoj se sot ka rreth 500 qytetarë dhe ne presim që ky numër të dyfishohet, cilët me lopata dhe karroca janë angazhuar në pastrimin e shtëpive dhe oborreve. Edhe gjatë natës së kaluar ekipet ishin në terren dhe kanë pastruar rrugët, u bëj thirrje qytetarëve të jenë të tregojnë durim dhe mirëkuptim deri sa të zgjasë aksioni për pastrim, jemi të vetëdijshëm se ata kanë pësuar dëme të mëdha dhe ne kemi bërë përpjekje mbinjerëzore për t’u ndihmuar. Në pastrimin e oborreve më së shumti janë angazhuar punëtorët e ndërmarrjeve publike të qytetit, ushtria, e cila është e përfshirë në shpërndarjen e ndihmës humanitare, si dhe shumë qytetarë të cilët erdhën me traktorët e tyre për të hequr mbetjet nga oborret e shtëpive, të cilat pastaj me kamionë më të mëdhenjë dërgohen në deponi, tha sot kryetari Trajanovski.

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit do të qëndrojnë në terren deri atëherë kur të krijohen kushte qytetarët të kthehen në shtëpitë e tyre.