FTESË PËR SEANCË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 25.8.2016

Këshilli i  Qytetit të Shkupit, nesër më datën 24 gusht 2016 (e mërkurë), me fillim në orën 13,00, do ta mbajë seancën e 69-të

Për seancën është propozuar ky rend dite

- Miratimi i procesverbaleve të seancës së gjashtëdhjeteshtatë, gjashtëdhjetetetë dhe seancës së dytë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

 

1. Kërkesë për sjelljen e Vendimit për sigurimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për aktivitete intervenuese për riparimin e dëmeve dhe kompensimin e qytetarëve nga pasojat e stuhisë që përfshiu qytetin e Shkupit më 6 gusht 2016;
2. Propozim-Program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për rregullimin e truallit ndërtimor në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2016;
3. Propozim-Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës Gazi Baba për shkak të realizimit të qëllimit të përbashkët ndërtimi, rikonstruksioni dhe riparimi i rrugëve në vendbanime në Komunës gazi baba;
4. Raport për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2016 për periudhën 01.01. – 30.06.2016;
5. Propozim-Vendim për pranimin e donacionit nga Qendra për hulumtimin dhe informimin për ambientin jetësor Eko-svest;
6. Propozim-Vendim për dhënien donacion 15 shtylla metalike me konzola Komunës Kisela Voda;
7. Propozim-Vendim për pranimin dhe dhënien e derivateve të naftës NQP “Shkup“-Shkup;
8. Propozim-Vendim për pranimin dhe dhënien e derivateve të naftës NQP “Shkup“-Shkup;
9. Propozim-Vendim për realizimin e puseve nëntokësore me sisteme linjash të cilat janë në funksion të puseve;

10. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për çlirimin e shfrytëzuesve nga pagimi i kompensimit për shërbimin e kryer mbledhja dhe transportimi i mbetjeve komunale;

11. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për çlirimin nga pagimi i kompensimit për shfrytëzimin e shërbimeve të NP “Ujësjellës dhe kanalizime” – Shkup, të përfituesve nga rajonet e goditura nga përmbytjet për muajt 8, 9, 10.2016;

12. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit investues të NP “Ujësjellës dhe kanalizime “-Shkup për vitin 2016;

13. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për ndryshimin e Programit për investime në vitin 2016 të NP “Higjiena komunale”-Shkup;

14. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme ndërmjet NP “Higjiena komunale”-Shkup, dhe Shoqërisë për prodhim dhe qarkullim me goma dhe prodhime gomash “Unitajars Stil Impeks“ SHPKTHPV, Shkup;

15. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Raportin vjetor për punën e Qendrës për zhvillimin e Regjionit planifikues të Shkupit për vitin 2015;      

16. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Raportin vjetor për realizimin e Programit për zhvillimin e Regjionit planifikues të Shkupit për vitin 2015;

17. Propozim-Vendim për emërimin e përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit në Këshillin shkollor të SHMQSH Saraj – Shkup dhe

18. Propozim-Program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për financimin e institucioneve publike dhe aktiviteteve nga fusha e Kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2016.

 

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. “Ilinden” nr. 82.