SHPËRNDAHEN POMPA PËR PASTRIMIM E PODRUMEVE DHE OBORREVE TË VËRSHUARA NË INXHIKOVË 23.8.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, së bashku me ekipet e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjet publike të Qytetit,sot /09.08.2016/ janë në vizitë në vendbanimin Inxhikovë ku po vijon aksioni për sanimin e pasojave nga moti i lig, që para tre ditëve e kaploi Shkupin. Në Inxhikovë sot po ndahen pompa për tërheqjen e ujit të grumbulluar. Në Inxhikovo sot po shpërndahen pompa që do të tërheqin ujin e grumbulluar nga bodrumet e përmbytura dhe oborret e banorëve.

-       Tani po shpërndahen 100 pompa që do ta tërheqin ujin nga bodrumet e përmbytura dhe oborret në Inxhikovë. Gjatë ditës presim të arrijnë edhe  250 pompa tjera, kështu që në Inxhikovë do të vendosen 350 pompa për të ndihmuar qytetarët. Gjatë ditës së djeshme, këtu kanë punuar pompat e mëdha të Brigadës zjarrfikëse të cilët nga kolektori e kanë hedhur ujin në  kanalin në Inxhikovë. Kanali tashmë është pastruar me mekanizëm dhe mund ta pranojë ujin e nxjerrë nga këto 350 pompa që do t’i pastrojnë  bodrumet e përmbytura dhe oborret e banorëve në Inxhikovë. Sot dhe nesër presim që të të zbrazen të gjitha hapësirat e vërshuara në Inxhikovë - tha sot kryetari Trajanovski.

Trajanovski shtoi se edhe në vendbanimet Singjeliç dhe Stajkovci dhe do të vendosen nga 350 pompa.

- Sot në funksion do të vendosen gjithsej 1.000 pompa në territorin e vendbanimeve të prekura, të siguruara nga Qeveria e RM-së. Është e rëndësishme që me secilën pompë do të menaxhojë nga një ushtar që do të ndihmojë në pastrimin e hapësirave- theksoi kryetari Koce Trajanovski.