VAZHDOJNË AKTIVITETET PËR SANIMIN E PASOJAVE NGA MOTI I KEQ 23.8.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, së bashku me ekipet e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit,sot /10.08.2016/ e ka vizituar vendbanimin Stajkovci ku  intensivisht po punohet për pastrimin e pasojave nga moti i keq që para katër ditëve e  përfshiu Shkupin.

 

- Sipas EHM nuk ishte e mundur të parashikohet një stuhi e tillë, pasi që mjegulla duhej ta kalonte Shkupin, por mjegulla u ndal në Shkup prapa Malit të Zi të Shkupit dhe derdhi një sasi të madhe të shiut mbi fshatrat. Është shumë e madhe zona që është prekur nga vërshimet, dhe më së shumti pasoja ka në Hasanbeg, Inxhikovë dhe Stajkovci. Për fat të keq, ka edhe viktima dhe unë dua edhe një herë të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave të përmbytjeve. Të goditura rëndë nga moti i keq janë 5.000 objekte të cilat kanë pësuar dëme të mëdha. Gjatë katër ditëve të kaluara më e rëndësishme ishte evakuimi i banorëve, dhe në fazën e parë janë evakuuar rreth 1.000 persona, pastaj janë pastruar rrugët kryesore që të mundësohet qasja e makinerisë deri te objektet e përmbytura. Siç e dini Qeveria ka blerë 1.000 pompa për thithjen e ujit që veç më janë shpërndarë në Stajkovci, Hasanbeg dhe Inxhikovë dhe në pjesë tjera të përmbytura. Pasi të bëhet pastrimi i shtëpive do të pastrohen edhe oborret. Qeveria deri më tani ka mbajtur disa mbledhje dhe të gjitha resurset si edhe Qyteti i Shkupit me të gjitha ndërmarrjet publike janë vënë në dispozicion. Dëshiroj të apeloj deri te të gjithë firmat private të cilët kanë makineri më të vogël të vijnë dhe të ndihmojnë, pasi që kemi nevojë për makina të tilla të cilat më lehtë mund të arrijnë deri tek vendet e vështira për qasje. Gjithashtu dua ti falenderoj të gjithë qytetarët dhe firmat të cilët kanë donuar ose kanë ardhë vullnetarisht t’u  ndihmojnë të prekurve- tha sot kryetari Trajanovski. 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit do të qëndrojnë në terren deri atëherë kur të krijohen kushte qytetarët të kthehen në shtëpitë e tyre.