SPËRKATJA E JASHTËZAKONSHME KUNDËR MUSHKONJAVE NË ZONAT E PËRMBYTURA DO TË REALIZOHET NESËR 22.8.2016

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se përshkak të motit jostabil dhe erës së fuqishme që pengoi fluturimin e aeroplanëve dhe hedhjen e mjeteve për dezinsektim, është shtyer dezinsektimi kundër formave të rritura të mushkonjave në zonat e përmbytura, që duhej të realizohej sot /12.08.2016, e premte/.

 

Dezinsektimi i jashtëzakonshëm që do të kryhet se përshkak të gjendjes së shkaktuar nga vërshimet, në zonat e vërshuara, gjegjësisht nga Buteli deri në Ilinden, Haraçinë, Çento, Stajkovci, Straçincë, Creshevë, Inxhikovë, Viniçe, Smilkovcë dhe vebndbanime tjera të përmbytura, do të realizohet nesër /13.08.2016, e shtunë/në periudhën prej në ora në ora 05:00 deri më 09:00 nëse kushtet e motit janë të volitshme.

 

Lajmërohen bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.