KRYETARI TRAJANOVSKI I VIZITOI VENDBANIMET INXHIKOVË, STRAÇINCË, SMILKOVCË DHE VINIÇE 22.8.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /08.08.2016, e hënë/ i vizitoi disa nga vendbanime të cilat u goditën nga moti i keq që para dy ditëve e përfshiu Shkupin. Trajanovski, së bashku me ministrat e shëndetësisë, punëve të brendshme dhe të transportit dhe lidhjeve, Nikolla Todorov, Mitko Çavkov,Vlado Misajlovski, kryetari i komunës së Gazi Babës,Toni Trajkovski dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu i vizituan vendbanimet Inxhikovë, Creshevë, Smilkovci, Viniçe dhe Straçincë, ku po vijojnë aktivitetet për pastrimin e terrenit dhe dhe pasojat nga moti i keq

Kryetari Koce Trajanovski në hapësirat e shkollës fillore "Dane Krapçev" mbajti takim koordinues me përfaqësues të armatës, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe përfaqësues të bashkësive  lokale të këtyre fshatrave të Shkupit.

Në terren së pari filloi sanimi dhe pastrimi i kanalit në Inxhikovë, që të mund të zbrazen edhe kanalizimet atmosferike si dhe oborret dhe shtëpitë e qytetarëve.

- Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të komunave janë në terren dhe po u ndihmojnë banorëve të cilët pësuan nga vërshimet - tha sot kryetari Koce Trajanovski.